Nora Istrefi mori lule, Dafina Zeqiri nje papagall….

February 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

Disa nga çiftet e deklaruara e kanë festuar ëmbël Ditën e Shën Valentinit, dhe siç është zakoni kanë dhuruar lule apo diçka tjetër. Një nga çiftet më simpatike të shou-bizit shqiptar, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, kanë shkëmbyer dhurata, por atë që e morëm vesh ishte kjo tufë me lule që Roberti ia dhuroi Norës, e një buqetë të tillë e kishte marrë dje edhe modelja e famshme shqiptare, si duket nga milardieri i saj, Emine Çunmulaj.

Por, dhurata që besoj se do të komentohet se nga erdhi, ishte një papagall për këtë ditë të të dashuruarve për këngëtaren Dafina Zeqiri. Po kush ia dhuroi asaj papagallin, mos vallë Ledri, meqë së fundi flitet për një lidhje që nuk është vërtetuar ende?

 

 

Maksim Gjokaj
Kosova Sot

YouTube Preview Image