LAJMËRIM: Organizata turistike e Ulqinit

February 17, 2012   | Turizmi / Turizam

 

 

 

 

 

 

Ulqin, më 17 shkurt 2012

 

LAJMËRIM

 

Organizata turistike e Ulqinit  njofton të gjithë afaristët të cilët merren me turizëm : hotelet,  akomodimet private , agjensionet turistike, kampet, qira marrësit e plazheve dhe  gastronomët (restoran, café bar, klub, disco etj.) që ka filluar  përzgjedhja e materialit për përpilimin e prospektit dhe katalogut promovues për vitin 2012. Ftojmë të gjithë të interesuarit për prezantim  të lajmërohen në zyret e Organizatës turistike të Ulqinit .

Kushtet që duhet plotësuar dhe materiali që nevojitet

  1. Leje pune për ushtrimin e veprimtarisë nga organet kompetente komunale
  2. Dëshmi mbi pagesën e taksës së banimit për 2011 ( vlen për akomodimet private)
  3. Fotografi  të objektit nga jashtë dhe brenda (minimum 5 fotografi me rezolutë të lartë )
  1. Përshkrim i shkurtër dhe kushtet që ofron objekti, si psh: kategoria, numri i dhomave apo apartmaneve,TV, klimatizim, parking, internet, largësia nga deti , etj.

 

  1. Adresa, telefon, e-mail, website.

 

Materiali duhet të dorëzohet në formatin e CD- së  në zyret e organizates turistike prej  orës 08-15, deri me datë 1 mars 2012.

Me rastin e dorëzimit të materialit bëhet nënshkrimi i marrëveshjes dhe caktohet suma qe duhet paguar për participim.

Për informata më të hollësishme kontaktoni në

Tel: 412 333 / 335

ose me

E-mail: ulcinjturist@t-com.me

 

Shërbimi i Organizatës Turistike