Nazif Cungu i uroi Kosovës Ditën e Pavarësisë

February 17, 2012   | Lajmet / Vijesti

Me rastin e dites se pavaresise se Kosoves, Kryetari i Komunes se Ulqinit Nazif Cungu dergoi telegram urimi Presidentes se Kosoves Atifete Jahjaga, Kryeministrit Hashim Thaci dhe Kryetarit te parlamenit te Kosoves Jakup Krasniqit.

Sherbimi per informim

***

E nderuara Presidente,

Në këtë ditë rëndësishme historike për të gjithë popullin e Kosovës si dhe për shqiptarët kudo që ndodhen, ju dërgojmë urimet më të përzemërta juve personalisht dhe gjithë popullit të Kosovës me rastin e kater vjetorit të shpalljes se pavarësisë.

I kaluat këto vite plotë me sfida, punë dhe suksese në ndërtimin e shtetit dhe demokracisë duke vendosur stadarde më të larta qytetare.

Edhe një herë pranoni urimet tona më të sinqerta, paqe e begati, udhëheqje të suksesshsme dhe anëtarësim sa më te shepjtë në Unionin Evropian.

Gëzuar,

Me respekt

 

Kryetari  komunës së Ulqinit dhe 

Kryetari i Forcës së Re Demokratike
Nazif Cungu