Llukshiq bisedon me përfaqësuesit e partive shqiptare

February 22, 2012   | Shoqëria / Društvo

Kryeministri Igor Llukshiq i filloi sot bisedimet me partitë opozitare lidhur me ndryshimet kushtetuese , të domosdoshme për përparimin e mëtejmë të Malit të Zi drejtë UE .

Njëri prej kushteve evropiane për fillimin e bisedimeve janë ndryshimet kushtetuese e që kanë të bëjnë me organet gjyqësore me qellim të sigurimit të pavarësisë së gjykatave. Kryeministri llukshiq në orën 14, filloi bisedime me përfaqësuesit e partive shqiptare, LDMNZ , Alternativës shqiptare, Forcës dhe perspektivës e të cilat zgjatën mbi një orë e gjysmë .

Me përfaqësuesit e NOVA-s dhe të Lëvizjes për ndryshime Andria Mandiq dhe Nebojsha Medojeviq bisedimet filluan diçka pas orës 15 kurse bisedimet me përfaqësuesit e PSP janë caktuar për nesër.

TVCG