Sinishtaj: Kërkohet përfaqësimi proporcional i pakicave
Ligji për punë të brendshme është rast që të zgjidhet problemi i përfaqësimit proporcional të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në polici , konsideron përfaqësuesi i klubit të partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi Vasel Sinishtaj .
Deputetët e Partisë boshnjake dhe të partive shqiptare kanë paraqitur amendament në propozim ligjin për punë të brendshme me të cilin sigurohet numër më i madh i përfaqësueseve të popujve pakicë në organizatën policore. Sipas fjalëve të Sinishtaj në vendkalimet kufitare siç është Hani i Hotit dhe Muriqani në çdo turmë duhet të jetë së paku një polic nga radhët e popullit pakicë.
Sinishtaj përkujtoi se në të gjitha strukturat e policisë shqiptarët kanë më pak se një për qind por të pakënaqur janë edhe boshnjakët dhe pakicat tjera. Ai shtoi se në Gjyqin themelor dhe në atë kushtetutës nuk ka asnjë gjykatës shqiptarë si dhe as në prokurori.
TVCG





