Ilaçi i Sabri Fejzullahut – Video
February 23, 2012 | Lajmet / Vijesti
Tiranë, 23 shkurt – Sapo ka ardhur edhe një video në tregun muzikor shqiptar, dhe bëhet fjalë për një këngë që në audio është dëgjuar shumë. “Ilaçi im” është kjo kënga që sapo është promovuar me videoklip, kënduar nga këngëtari i njohur i muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu dhe këngëtarja Vjollca Haxhiu. Teksti i këngës është shkruar nga Fatmir Muja, ndërsa muzika është bërë nga Alban Furtuna dhe video e xhiruar nga Max Production. Kënga e cila në internet është hedhur një muaj më parë në versionin audio, është një prej këngëve më të dëgjuara shqiptare, sidomos nëpër radiostacione.
Koha Net





