Rihanna ‘rrezikohet’ nga Rita Ora!
Këngëtarja shqiptare e vendosur në Amerikë, Rita Ora e cila është duke bërë muzikë nën markën e e Jay-Z, duket se çdo herë e më shumë po i hy në zemër ‘mbikqyrësit’ të saj.
Ndërsa , me Rihanna-n po ndodh e kundërta, këngëtarja me ngjyrë së fundi ka nxehur shumë mentorin e saj.
Jay-Z ka kritikuar Rihanna-n, sepse ajo dëshiron të rikthehet tek ish i dashuri i saj Chris Brown, i cili është akuzuar për dhunë fizike ndaj këngëtares.
“Nuk e kuptoj se si Chris e ka goditur atë dhe nuk dua më të kem të bëj me një burrë të tillë. Por më i nxehur jam me Rihanna-n. Nuk e di se çfarë po mendon, ajo nuk duhet të harrojë se çfarë i ndodhi”, theksoi bashkëshorti i Beyonce për ‘Radar Online’.
Ndërsa, nga kjo gjendje e tensionuar e të dy artistëve amerikanë, ajo që mund të përfitoj është Rita- e cila së fundi ishte e ftuar në një emision nga vetë Jay-Z.
Mercedez Benz