OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Budapest „UTAZAS” 2012

March 2, 2012   | Turizmi / Turizam

Raport nga Panairi i turizmit Budimpestë „UTAZAS“-prej 01. – 04.mars 2012.

 

Në panairin 35 Ndërkombëtar të turizmit, „UTAZAS“, i cili po zhvillohet ne Budimpestë prej 1 deri me 4 mars, në banakun e përbashkët të organizatave turistike lokale të Tivatit, Kotorit, Herceg Novit, Budvës, Tivarit, Ulqinit dhe Organizatës Turistike Nacionale, në të cilin po prezantohet oferta turistike e qyteteve të lartëpërmendura, por edhe oferta e përgjithshme e Malit të Zi si destinacion turistik.  Ky është prezantimi i tretë i përbashkët i OTL (Organizatave Turistike Lokale) të përmendura të cilat para pak kohësh kanë prezantuar ofertat e tyre në panairet e Bratislavës dhe Pragës, ndërsa i pret przantimi i përbashkët edhe në Varshavë.

Iniciativën e përbashkët të organizatave turistike të Tivatit, Kotorit, Herceg Novit, Budvës, Tivarit, Ulqinit e kanë mbështetur numër i madh i afaristëve.

Që nga dita e parë janë organizuar takime të shumta të biznesit me përfaqësues të agjensioneve turistike dhe tur-operatorëve të numërt, si:

Haris Travel Club, Adria Tours Kft., Holiday-Egertourist Kft., Sport Travel, Gold Fish, Delta T-Tours, Nova Tours, Sky Travel etj.

Vizitorëve të banakut tonë, në panairint e 35 UTAZAS , u janë ofruar një shumëllojshmëri e materialeve promovuese edhe në gjuhën hungareze.

Në panairin 35 Ndërkombëtar të turizmit, „UTAZAS“, në Budimpestë po marrin pjesë 456 ekspozues nga 22 shtete.

YouTube Preview Image
1