Tërmet prej 2.9 shkallësh dridhë Ulqinin

March 13, 2012   | Lajmet / Vijesti

Një tërmet me fuqi mesatare goditi sot më 13.03.2012,  në ora 17:11, sërish Ulqinin me rrethinë, por tash për tash ende nuk ka informata për ndonjë dëm eventual, njoftoi Enti sizmik i Malit të Zi.Si njofton ky ent, epiqendra e tërmetit të sotëm ishte 14 kilometra në jug-lindje të qytetit  të Ulqinit, në thellësi prej 27 kilometrash nën sipërfaqe të tokës, kurse fuqia e tij ishte 2.9 ballë të shkallës Rihter. Në rrethinën e Ulqinit edhe dje është ndjerë tërmeti me fuqi mesatare prej disa  ballë të Rihterit, por nuk janë raportuar dëme materiale.

Lajme nga Ulqini