Përurimi i librit “Bojku në Anë të Malit” nga Shaqir Ismaili

March 14, 2012   | Kulturë / Kultura

Ju ftojme te merrni pjese ne perurimin e librit Bojku në Anë të Malit – Monografi e autorit Shaqir Ismaili.

Perurimi do te mbahet ditën e shtunë me 17 mars 2012, ne Sallen e lokalit LAMIGA në Krythë, me fillim ne ora 19 :00

Prania juaj nderon autorin dhe organizatoret.

Mirë se vini…. !

Dual nga shtypi monografia “BOJKU NË ANË TË MALIT”, të autorit Shaqir Ismaili, i cili , krahas profesionit të imamit, në vitet 70- të të shekullit të kaluar, është interesuar mbi historinë e katundit të vendlindjes, BOJK, duke u përqendruar në gurët e varreve,,mbishkrimet- epitafet me shkronja arabe — osmane të vjetra, emrat e personave në shekujt 19 dhe 20 ,pa të cilët, siç shprehet Ismaili , nuk do të ishte e mundur që të përshkruhet e kaluara e fshatit BOJK.
Monografina “BOJKU NË ANE TË MALIT” ndahet në nëntë cikle , të cilët sintetizohen në një njësi edhe spikaten për informacionet e konsiderushem që jepen nga kaptina e parë- Ana e Malit — krahinë e veçantë etnografike.
Një vend të posaçëm autori u ka kushtuar rrethanave shoqërore-historike , pastaj kaptina mbulon periudhën “Koha e Shkjaut të pare”,dhe pasojnë e Luftës ballkanike 1912- 1913, Koha e luftës së parë botërore, Periudha e sundimit të dinastisë së karagjorgjeviqëve, traditat dhe adetet, Lufta e dytë botërore, për të përfunduar me periudhën pas luftës së dytë botërore.
Shaqir Ismaili shihet se ka përdorur një vistër të gjerë të literaturës shkencore që ndërlidhen me temën bosht, BOJKUN.
Monografia “BOJKU NË ANË TË MALIT” mban firmën e
Art Club-it të Ulqinit edhe redaktor i botimit është Dr. Nail Draga.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image
Që te ketë reklama e librit suksese jemi të detyruar të perdorim gjithë fshatrat e Ulqinit,pra kritikat e juaja zduhet të ken koment mbi fshatrat që po i permendim. Amulli, Bojku, Brajsha, Bratica, Darza, Dragaj, Fraskanjeli, Kalimani, Katërkolla, Kodra, Kollombza, Kosiqi, Kravari, Krytha, Kruçi, Leskoci, Megjureçi, Mali i Bardh,Mali I Briskut, Milla, Mozhura, Pistulli, Qurkaj, Rrastisha, Reçi, Salçi, Shasi, Shëngjergji, Shtodra, Shtoj i Poshtëm, Shtoj i Sipërm, Sukubina, Sutjelli,Ulqin,Ulqini.