Shqiptarët kanë të drejtë në përdorimin e gjuhës së vet në procedurat administrative

March 14, 2012   | Politika

Kryeministri i Malit të Zi Igor Llukshiq, deputetit Mehmet Bardhi iu përgjigj se në Mal të Zi ekzistojnë treguesit e qartë dhe të dukshëm të realizimit të drejtave të pjesëtarëve të pakicës shqiptare për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit, e që do të përforcohen me sjelljen e ligjit të ri për gjuhën zyrtare dhe gjuhët në përdorimin zyrtarë.

Në procedurat administrative të cilat zhvillohen në gjuhën zyrtare, pjesëtarëve të pakicës shqiptare u lejohet që gjatë kësaj procedure, me ndihmën e përkthyesit kanë mundësi, nëse dëshirojnë, që të fitojnë kopjen e përfundimeve edhe në gjuhën shqipe, në komunën të cilat janë shumicë ose marrin pjesë të konsiderueshme, deklaroi Llukshiq.

Sipas fjalëve të tij pjesëmarrje ose përfaqësim të pjesëtarëve të popujve pakicë në jetën politike dhe publike përmban një ndër segmentet më të rëndësishëm të integrimit të brendshëm të shoqërisë malazeze. Duke u përgjigjur në vërejtjen e deputetit Bardhi se janë pakë përfaqësues të popullatës shqiptare në gjyqe, Llukshiq u përgjigj se pak edhe konkurrojnë.

TVCG

1