OJQ ”MogUL” beri aksion “Ulqini qytet i pastër”

April 2, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Për ta mbajtur qytetin pastër, OJQ ”MogUL” , si dhe Drejtoria e Shërbimeve komunale të kësaj komune, ka nisur ditën e shtunë një aksion në territorin e Komunës, për rikthimin e epitetit të Ulqinit “Qytet i pastër”, aksion ky që të vazhdojë gjatë tërë muajit prillë,aksion ky kundër deponive të egra dhe bërlllogut .

Qëllimi i këtyre aksioneve është jo vetëm pastrimi i qytetit dhe i plazheve por dhe si sensibilizim dhe ndërgjegjësim i qytetarëve të Ulqinit për të mbajtur pastër ambintet ku jetojnë.

Drejtoria komunale e Inspeksionit të Ulqinit,në krye me znj.Zana Hollaj Sarvan ka filluar aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave me moton Ulqini “Qytet i pastër”.

Inspeksioni komunal do të vazhdojë me kujdestari dhe do të bashkëpunojë me qytetarë, ndërsa për të papërgjegjshmit do të ndërmerr masa ligjore mjedisore.

Aktorët e këtij aksioni jan Grupi i monitoringut nga Ulqini “MogUL” ,nga dy anëtarët principal Dritan Abazoviq dhe  Xhemal Peroviqi, Drejtoria e Shërbimeve komunale e Ulqini në krye me znj.Zana Hollaj Sarvan,kryetari i Levizjes Qytetare Perspektiva z.Amir Hollaj,OJQ Horizonti i ri në krye me Nazif Veliqin, si dhe aktorët tjerë  publik  të qytetit të Ulqinit.

Ky aksion i pastrimit u ndjek nga Televizioni publik te qytetit të Ulqinit TV Teuta.

Lajme nga Ulqini

 

12