Seldi dhe Sinani prape se bashku me nje hit te ri

April 4, 2012   | Lajmet / Vijesti

Mosmarreveshjet mes dy miqve kengetare tashme duket se kane kaluar. Po shfaqen perseri neper koncerte se bashku, ndersa arsyet kryesore per zenkat mes tyre nuk i ka treguar asnjeri. Aata jane justifikuar me faktin se nuk duhet te shfaqen gjithnje se bashku pasi nuk jane grup, por secili ka edhe karriere solo. Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu po pergatiten qe kete fundvit te shfaqen me nje tjeter megahit, sic ishin tri bashkepunimet e fundit, ‘’Adrenalina’’ dhe ‘’Bjondina’’, si dhe trioja me kengetarin e muzikes tallava Meda, ‘’Kuq e zi’’.

Iniciatore per kete bashkepunim te ri jane disa organizatore te koncerteve, te cilet insistojne qe ata dy te shfaqen gjithmone se bashku neper mbremjet muzikore, per faktin se te dy bashke mbledhin shume publik.

Organizatoret e koncerteve do te kujdesen qe keta dy kengetare perseri te behen se bashku ne duet, ndersa duetin ne fundvit ta promovojne pikerisht ne koncertet e tyre. Ndersa do te kujdesen qe te sigurojne dhe studion e incizimit dhe xhirimit te klipit, projekt ky qe do te sjelle kengetaret me nje tjeter megahit.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image