Hapja e qendrës për orientimin dhe kualifikimin profesional të grave

April 7, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Në kuadër të kremtimit të Ditës së Komunës së Ulqinit, sot është hapur Qendra për orientimin dhe kualifikimin e grave të Ulqinit.

Të pranishmëve në emër të Komunës së Ulqinit ju është drejtuar Kryetari i Komunës Nazif Cungu. Kryetari Cungu i ka njoftuar të pranishmit që projekti financohet me mjete të IPA Adriatik fondit, që vlera e përgjithshme e projektit është 1.000.000 Euro, prej të cilave Komunës së Ulqinit i përkasin 300.000 Euro.

Ai më tutje ka thënë se më heret është themeluar zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte për një kohë të shkurtër ka pasur sukses që komunën ta radhisë ndër më të suksesshmet në Mal të Zi për kapacitetet për punimin dhe implementimin e projekteve nga asistenca europiane.

Plani i sivjetëm i punës së Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte i Komunës së Ulqinit është shumë ambicioz me ç’gjë vërtetohet gatishmëria jonë që të japim ndihmesë të plotë përshpejtimit të proceseve të integrimeve europiane – tha Kryetari Cungu.

Në emër të partnerit të pranishmëve ju drejtua Dijana Çuli nga Forumi i pavarur i grave nga Tirana e cila theksoi që partneritetin në këtë projekt e bëjnë Komuna e Ulqinit dhe Durrësit, Rrjeti Women nga Italia, forumi i saj dhe Instituti për barazi gjinore nga Tirana. Projekti është konceptuar në atë mënyrë që qyteteve turiostike Ulqin dhe Durrës tu sigurohet fuqia punëtore që ju mungon dhe kualifikimi për punë në turizëm permes organizimit të kurseve për gra.

Projekt menaxherja e Komunës së Ulqinit Ilmira Lika i njoftoi të pranishmit me detajet e projektit. Ajo tha se me projekt planifikohet që rreth 250 gra të kalojnë trajnimin në kurset e rrobaqepësisë, turizmit, gjellbërjes, kompjuterëve, gjuhës angleze dhe italiane. Krahas kësaj, në kuadër të projektit do të hapet një info punkt ku grate mund të drejtohen për ndihmë profesionale. Me project janë paraparë mjete për analizën e ligjeve në fuqi si dhe për avancimin e kornizës ligjore për barazinë gjinore në Mal të Zi dhe Shqipëri.

 

Komuna e Ulqinit