KNSH: Gëzuar e për shumë vjetë Pashkët

April 7, 2012   | Ngjarjet - Events

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 25/12

Ulqin, më 06.04. 2012

U R I M  për  Festën e Pashkëve

 

 

Këshilli  Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe kryetari Tahir Tahiri uron  të  gjithë  besimtarët e  krishterë  për  festën e Pashkëve.

 

Festa e  Pashkëve  na  kujton  ngadhnjimin e jetës  dhe  ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira. Kjo  është dita e përjetësisë, ditë e besimit tek Zoti, besimit te vetvetja dhe besimit për një mirëqenie dhe të ardhme më të mirë për për të gjithë.

Festa e Pashkëve është moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por dhe  për të gjithe shqiptarët, për nji afrim dhe përkushtim më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojme, për të mirën e brezave që vijnë.   Dhashtë Zoti që kështu të bëhet.

 

Gëzuar e për shumë vjetë  Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet Tuaja!