Rrezart Cungu fiton vendin e 2 në turneun nderkombetar të Athinës

April 8, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Rrezart Cungu dhe Patrick Zahraj fitoi vendin e 2 ne turneun  Evropian ne kategorin deri 14 në Athinë.

Trembëdhjetë vjeçari Rrezart Cungu nga Ulqini, mori  pjesë javën e kaluar në një  turnej ndërkombëtar për grupëmoshë  14 vjeçare që u mbajt në  Athinë.

Cungu në kualifikim  mundi grekun Stamatis Kapiris me rezultatin  6:4, 6:1  dhe françezin Maxime De Montefalcon ( 6:2, 6:3).

Në raundin e parë të turneut kryesor është ka luajtur kundër lojtarit turk Gürel Murat të cilin e mundi me rezultatin 6:1, 6:0.

Në raundin e dytë Cungu ka humbur nga lojtari Iliopulos Vasileios me rezultatin 5:7, 3:6, I cili ishte edhe fitusi I kti turnej.

Në ndeshjet double Rrezart Cungu  me Zahraj  Patrick nga Gjermania arritën në finale duke fituar në çerek-finale Diego Herrera dhe Jack Oldfild me një rezultat 6:4, 2:6, 10: 7  dhe pastaj në gjysmëfinale mundën  Valentin Popesku  dhe Ioan Lucas (6: 4: 2:6, 10:8).

Në ndeshjen finale humbën nga Kristos Lazaridis dhe Antonopolus  Konstatinos me rezultatin  5:7, 7:6,  6:10.

Në këtë turne Cungu ka arritur 20 pikë dhe u renditet në 300 lojtarët më të mirë të tenisit evropiane deri në 14 vjet.

Talentin e  Rrezart Cungut e kanë vrejt edhe përfaqësuesit e kompanisë Babolat, të cilit i ofroin sponsorizim afatgjat.

 

KT “Bellevue”

3