Ulqini Open 2012: Tradita vazhdon me sukses

April 9, 2012   | Sporti / Sport

Ulqin – Klubi i Karatesë “Ulqini” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Federatën e Karatesë së Malit të Zi organizoi të shtunën në sallën e Shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin Turneun XII Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2012”. Turneu i u organizua me rastin e Ditës së Ulqinit duke vazhduar traditën i viteve të mëparshme.

Në Turne morën pjesë 44 klube të karatesë nga 9 shtete: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Serbia dhe Zvicra, me gjithsej 700 garues. Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Buduqnost” nga Podgorica, vendi i dytë KK “Omlladinac” nga Podgorica dhe vendi i tretë KK “Bar” nga Tivari, të cilët u shpërblyen me kupa. Garuesja më e mirë e Turneut u shpall Sara Jovanoviq nga KK “Buduqnost” nga Podgorica, ndërsa garuesi më i mirë Mario Hoxhiq nga KK “Omlladinac” nga Podgorica. Në kategorinë open të grupmoshës seniorë punuan shumë garues të njohur, të cilët u shpërblyen me kupa dhe të holla. Nga radhët e djemve, në këtë kategori, vendi i parë i takoi Gazmend Misinit nga KK “Bashkimi” nga Kumanova, kurse për femra, vendi i parë i takoi Jelena Maksimoviq e KK “Omlladinac” nga Podgorica. Pjesëmarrja e garuesve më të mirë nga klubet pjesëmarrëse bëri që konkurrenca të jetë shumë e madhe. Nga KK “Ulqini” kanë bërë të ditur se janë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e klubeve duke bërë që ky të jetë njëri ndër turnetë më masovikë dhe më cilësorë në vend dhe rajon. Garuesit e KK “Ulqini”-t, për shkak se ishin organizatorë të turneut, nuk konkurruan për shpërblime e as për radhitje në plasman gjeneral, edhe pse rezultatet e garuesve të tyre ishin mjaft të mira, duke treguar edhe njëherë përgatitjen e mirë të tyre në ndeshje me garuesit më të mirë të rajonit.

Udhëheqësia e KK “Ulqini” falënderon të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë turne tradicional, sepse me këtë ata e madhështuan festimin e Ditës së Ulqinit. Po ashtu pjesëmarrja masovike është dëshmi i miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë të KK “Ulqini” me klube në vend dhe jashtë vendit. Shpresojmë që në të ardhmen ky Turne do të jetë edhe më masovik dhe të shndërohet në Turne dyditor.

TRADITA VAZHDON ME SUKSES Ulqin – Klubi i Karatesë “Ulqini” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Federatën e Karatesë së Malit të Zi organizoi të shtunën në sallën e Shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin Turneun XII Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2012”. Turneu i u organizua me rastin e Ditës së Ulqinit duke vazhduar traditën i viteve të mëparshme. Në Turne morën pjesë 44 klube të karatesë nga 9 shtete: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Serbia dhe Zvicra, me gjithsej 700 garues. Vendi i parë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Buduqnost” nga Podgorica, vendi i dytë KK “Omlladinac” nga Podgorica dhe vendi i tretë KK “Bar” nga Tivari, të cilët u shpërblyen me kupa. Garuesja më e mirë e Turneut u shpall Sara Jovanoviq nga KK “Buduqnost” nga Podgorica, ndërsa garuesi më i mirë Mario Hoxhiq nga KK “Omlladinac” nga Podgorica. Në kategorinë open të grupmoshës seniorë punuan shumë garues të njohur, të cilët u shpërblyen me kupa dhe të holla. Nga radhët e djemve, në këtë kategori, vendi i parë i takoi Gazmend Misinit nga KK “Bashkimi” nga Kumanova, kurse për femra, vendi i parë i takoi Jelena Maksimoviq e KK “Omlladinac” nga Podgorica. Pjesëmarrja e garuesve më të mirë nga klubet pjesëmarrëse bëri që konkurrenca të jetë shumë e madhe. Nga KK “Ulqini” kanë bërë të ditur se janë shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e klubeve duke bërë që ky të jetë njëri ndër turnetë më masovikë dhe më cilësorë në vend dhe rajon. Garuesit e KK “Ulqini”-t, për shkak se ishin organizatorë të turneut, nuk konkurruan për shpërblime e as për radhitje në plasman gjeneral, edhe pse rezultatet e garuesve të tyre ishin mjaft të mira, duke treguar edhe njëherë përgatitjen e mirë të tyre në ndeshje me garuesit më të mirë të rajonit. Udhëheqësia e KK “Ulqini” falënderon të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë turne tradicional, sepse me këtë ata e madhështuan festimin e Ditës së Ulqinit. Po ashtu pjesëmarrja masovike është dëshmi i miqësisë dhe bashkëpunimit të mirë të KK “Ulqini” me klube në vend dhe jashtë vendit. Shpresojmë që në të ardhmen ky Turne do të jetë edhe më masovik dhe të shndërohet në Turne dyditor.


PËR MË TEPER FOTO – ULQINI-ULCINJ OPEN 2012 – RUZHDI RAMA FACEBOOK

4