Raporti i funksionimit të vetëqeverisjes lokale në Komunën e Ulqinit – Video

April 12, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

1.Izvjestaj MUP Lok samouprava

2.Pismo opozicije.PDF_DPS_DUA_PDP

Nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme, dje kemi marrë Raportin për funksionimin e organeve të vetëqeverisjes lokale në Komunën e Ulqinit i cili është hartuar pas kontrollit të iniciuar nga përfaqësuesit e Partisë demokratike të socialistëve (PDS), Unionit demokratik të shqiptarëve (DUA – UDSH) dhe Partisë së Propsperitetit demokratik.

Raporti përfshinë periudhën prej emërimit tim, pra prej datës 22 shtator 2011 deri me datën 05 mars 2012 dhe trajton ligjshmërinë e punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe organeve të administratës lokale.

Në konferencën e sotme paraqes konstatimet të cilët janë paraqitur në Raport e që tash janë publike dhe në dispozicion të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

  1. 1.Këshilltari i Partisë së prosperitetit demokratik, Astrit Kurti është i ligjshëm dhe kundër

falsifikuesve që kanë lëshuar vërtetim të falsifikuar, ndiqet procedurë penale te Prokurori themelor i shtetit në Ulqin.

  1. Të gjithë trupat punues në Kuvendin e Komunës së Ulqinit janë emëruar në mënyrë ligjore dhe në tërësi i përgjigjen përfaqësimit partiak të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqinit konform dispozitave të nenit 48, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe nenit 4 të Vendimit për formimin e trupave punues të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
  2. Në perpjekjet e opozitës për të treguar që funksionarët e FORCËS janë në konflikt interesi, në Raport thuhet:       Kryetari i Komunës Nazif Cungu, nënkryetari i Komunës Xhaudet Cakuli, kryeadministratori Jakup Murati dhe drejtori i Qendrës për kulturë Dr. Nail Draga nuk i kanë shkelur dispozitat e nenit 4, paragrafi 3 të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, e në lidhje me nenin 91, paragrafi 2 i Ligjit për vetëqeverisjen lokale, sepse profesionalisht i ushtrojnë funksionet në të cilët janë zgjedhur apo emëruar, sepse Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në mbledhjen e dytë të seancës së dytë të rregullt, e mbajtur, më 05. 12. 2011, ka konstatuar pushimin e mandatit të këshilltarëve.

Në Raport konstatohet që Komisioni për parandalimin e konfliktit të interesit, më 13. 05. 2011 ka sjellë Vendimin me të cilin ka konfirmuar që Ali Rexha, këshilltar i KK Ulqin si funksionar publik, shkelë nenin 4, paragrafin 3 të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, e në lidhje me nenin 91, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisjen lokale, sepse përveç funksionit të këshilltarit të KK Ulqin njëkohësisht ushtron funksionin e udhëheqësit të shërbimit publik OT Ulqin. Pra, nuk janë në konflikt interesi përfaqësuesit e FORCËS por Ali Rexha.

  1. Në konstatimin e opozitës që Komisioni komunal zgjedhor është i paligjshëm, inspektorët kanë konstatuar që kanë pasur qasje në Propozim Vendimin për shkarkimin e Komisionit komunal zgjedhor, që ju është ndarë këshilltarëve për miratim për mbledhjen e caktuar për datën 26. 03. 2012. Gjithashtu është bërë shikimi i përbërjes së Komisioni komunal zgjedhor (KKZ) që tash është harmonizuar me dispozitat e nenit 24 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve. Zgjedhja e mëhershme e Komisionit komunal zgjedhor ka qenë e ligjshme pasi që ndryshimet dhe plotësimet e ligjit kanë hyrë në fuqi më vonë.
  1. Në konstatimin e opozitës që të ardhurat e funksionarëve janë caktuar në kundërshtim me ligjin

në Raport konstatohet: “organet kompetente të vetëqeverisjes lokale vendimet për lartësinë e të ardhurave për funksionarët lokalë dhe eprorët e organeve të administratës lokale i kanë sjellë në pajtim me Vendimin për të ardhurat në bazë të punës së funksionarëve lokalë dhe nëpunësve të Komunës së Ulqinit dhe Vendimin për përcaktimin e vlerës llogaritëse të koeficientit për përllogaritjen e pjesës fikse të të ardhurave të punësuarve në organet e vetëqeverisjes lokale, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të Marrëveshjes për caktimin e vlerës llogaritëse të koeficientit dhe pjesës startuese të të ardhurave në shumat bruto dhe Udhëzimet për llogaritjen bruto të të ardhurave, me të cilën gjë i kanë respektuar rekomandimet e Qeverisë së Malit të Zi për zvogëlimin e të ardhurave”.

6. Ne konstatimin që kam bërë emerimin e ushtrues detyre të funksionereve të organeve të administrates në  kundërshtim me dispozitat e nenit 75 alinea 1 dhe 77   të Ligjit për vetëqeverisjen lokale , theksoj që kam ndërmarrë të gjitha masat që keto lëshime të mënjanohen në afat sa më të shkurter.

7. Në konstatimin e opozites që Drejtori i Organizates turistike është shkarkuar joligjerisht , inspektoret detalisht e kanë alanizuar të tërë proceduren dhe kanë konstatuar ,, që menyra dhe proceduara e shkarkimit  të Drejtorit të Organizates turistike Ali Rexha dhe emerimi i Minir Karamanages për ushtrues të detyres së drejtorit është bërë në pajtim me dispozitat e nenit 61 te Statutit të Organizates turistike te Ulqinit,,

Me bllokimin e punes se Organizates turistike dhe veprimeve te deritanishme joligjore   nga ana e ish Drejtorit , i eshte shkaktuar dem i madh material si organizates ashtu dhe ekonomise se përgjithshme turistike te Komunes se Ulqinit.

8. Në pohimet e opozites që mbledhjet e Kuvendit nuk janë thirur në afatin e paraparë, në raport konstatohet ,,që Kuvendi I Komunes së Ulqinit në afatin ligjor ka mbajtur mbledhjet e planifikuara të Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe ka sjellur vendime konforme dispozitave   të nenit 46, alinea 1 dhe neni 47. të Ligjit për vetëqeverisje lokale “.

Në fund të Raportit është dhënë edhe ky

Perfundim

Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe Kuvendi i Ulqinit në periudhen prej 22.09.2011 kanë kryer obligimet e vërtetuara me ligj dhe statut, që Kuvendi i Komunës së Ulqinit në afatin e paraparë ka mbajtur mbledhjet e planifikuara te Kuvendit te Komunes dhe ka sjellur vendime, konforme me dispozitat te neneve 46 alinea 1 dhe neni 47 i Ligjit per vetëqeverisjen lokale, dhe nuk ekzistojne kushte ligjore që të propozohet pezullimi nga ekzekutimi i dispozitave ose akteve të përgjithshme të kuvendit ose kryetarit të Komunës, dhe as të propozojë masen e tërheqjes se vërejtjes sepse Kuvendi kryen   obligimet e parapara me ligj.

Të nderuar qytetarë,

Kam pasur obligim që t’ju njoftoj me aktivitetet me të cilat është marrë ish pushteti , respektivisht opozita e tanishme.

Kemi trashëguar obligime të shumta financiare nga ana e pushtetit të mëparshëm dhe do të nevojiten disa vite që të bëhet konsolidimi financiar dhe administrativ.

Në periudhën e mëparshme nga ana e investitorëve të interesuar janë paguar disa milionë euro në emër të dokumentacionit planifikues, mirëpo ky dokumentacion planifikues nuk është miratuar dhe mjetet nuk janë shpenzuar për këto qëllime.

Për fat të keq pagesat e bëra joligjore nuk kanë qenë të mjaftueshme as për shpenzimet që i kanë bërë për fushatat parazgjedhore në pesë vitet e kaluara. Obligimet e pashlyera kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve, ndriçimin publik, sigurimin e çimentos, hekurit, zhurit, elektro materialit, materialit për ujësjellës, shpenzimeve për reprezentacion, obligimet ndryshme të kontraktuara për sigurimin e pajisjeve dhe realizimin e punimeve, shfrytëzimin e ren-a-car makinave, obligimet ndaj sipërmarrjeve publike që janë sjellë para falimentimit, mos shlyerja e tatimeve dhe kontributeve për të punësuarit për më shumë se një vit për të punësuarit në komunë dhe në ndërmarrjet publike.

Tentativat e opozites për të na diskredituar kanë për qëllim të mbulojnë lëshimet dhe paligjshmëritë e veta, mirëpo ky Raport i organit administrativ republikan më së miri vërteton të kundërtën e asaj që ata si të vërtetë tentojnë t’ia imponojnë qytetareve.

Ulqin,me 12.04.12

Kryetari,

Nazif Cungu

Komuna e Ulqinit
YouTube Preview Image

13