Promovohen dy libra të Dr Bahri Briskut

April 15, 2012   | Kulturë / Kultura

Te Shtunen ne oren 18.00, ne ambientet e e Bibliotekës së Qendrës për kulturë Ulqin u be perurimi i disa botimeve te të autorit dr. Bahri Briskut, ku u urganizua  përurimi i librave

1. KUSARËT DHE DETARËT SHQIPTARË

2. RUDINA MAGJIKE

Organizator të këtijë perurimi të librave të dr.Bahri Biskut janë:

BIBLIOTEKA – QENDRA PËR KULTURË – ULQIN

ASOCIACIONI ULQINI – ULQIN

BASHKIMI I KRIJUESVE SHQIPTARË NË MAL TË ZI

SHOQATA E ISH TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIK TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

Të pranishëm në këtë akt solemn ishin një numër i madhë njerizish si dhe figura të njohura intelektuale nga Ulqini,Ana Malit,Kosova e më gjerë. Promovimi u zhvillua mes personazheve të njohur të kultures dhe artit,spektaklit dhe politikës.Të gjithë me një qëllim, për të uruar autorin e librit dr.Bahri Briskut i cili arriti të kurorëzojë me sukses punën e tijë  duke i përmbledhur faktet e krijuara ndër vite.

Prezentuesja e programit ishte prof. e gjuhës e letërsisë gjermane, bibliotekare udhëheqëse e Bibliotekës së Qytetit Ulqin,z.Ardita Rama. Fjalen nga të pranishmit e moren Ibrahim Berjashi-publicistë, gazetari Gjekë Gjonaj, si edhe Hajro Ulqinaku  shkrimtari i ekzotikës bregdetare të Ulqinit.

Hajro Ulqinaku tha se është e pashmangshme që shkrimtarët diku në një fazë të krijimtarisë së tyre të marrin inspirim e t’i shkruajnë vendlindjes së tyre. E kur flasim për krijimtarinë e Bahri Briskut ku largësia nga vendlindja Brisku reflektoi dukshëm në veprat e tija. Natyrisht, nuk ka vend më të bukur se vendlindja. Por, siç mund të lexojmë në këtë antologji, Brisku ka mrekulluar me bukuritë e tij edhe shumë të tjerë.

Dr.Bahri Brisku mbeti i kënaqur nga prania e mysafirëve, të shumtë në numer, dhe të cilet i falenderoi për pjesmarrjen e tyre.Evenimente si kjo, janë dëshmi se Ulqini,Ana Malit dhe Kraja kanë dhe janë njerez që e ruajnë kulturen dhe traditen e tyre, se gjërat e shkruara, mbesin si të tilla për gjeneratat që vinë.

Më në fundë organizatoret  të këtijë perurimi, kishin organizuar një koktej për mysafirët.

Lajme nga Ulqini