Botime te reja nga Asociacioni Ulqini nga autori Nexhat Halimi

April 16, 2012   | Shtypi / Mediji

16. 04. 2012                          NJOFTIM PËR MEDIA

 

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se këto ditë në kuadër të Asociacionit Ulqini nga Ulqini dolën nga shtypi  2 libra me drama për fëmijë të cilat kanë tematikë detin, Ulqinin dhe aventurat verore të fëmijëve  nga autori i mirënjohur Nexhat Halimi.

Drama si gjini në letërsinë shqipe është gjini deficitare e posaçërisht ajo për fëmijë. Me këto dy drama synohet zbutja e mungesës së librave të tillë si dhe pasurimi i bibliotekave të fëmijëve shkollorë me botime të reja dedikuar atyre.

Botimi i këtyre 2 librave është mundësuar nga Fondi për Pakica i Malit të Zi si dhe përurimi i librave do të jetë në gjysmën e muajit maj me ç’rast do të organizohet një orë letrare me nxënësit e shkollave fillore nga Ulqini dhe autorit.

”Vetëtima e shpatës” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012, ISBN 978-9940-570-07-1

”Trëndafili me zemër” botoi Asociacioni Ulqini – Ulqin, 2012, ISBN 978-9940-570-06-4

Asociacioni Ulqini

Gazmend Çitaku, kryetar