Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet në gjuhën malazeze

April 22, 2012   | Opinione

“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, nga dita e martë prezantohet edhe para opinionit kulturor të Malit të Zi.

Këtë vepër kapitale e ka përkthyer intelektuali dhe përkthyesi i ri nga Malësia, Agron M. Camaj.

“Para lexuesit në gjuhën sllave ‘Kanuni… prezantohet origjinal, shqip dhe i përkthyer në gjuhën malazeze.

Pjesë e këtij botimi është edhe parathënia e Dr. Syrja Popovcit, ku lexuesi ka mundësi të madhe ta njohë rëndësinë e kësaj vepre monumentale të traditës sonë shqiptare”, u shpreh Camaj për “KosovaLive”.

Libri është botuar në kuadër të shtëpisë botuese CID, ndërsa redaktor është Dragan K. Vukçeviq, ndërsa Ministria e Kulturës e Malit të Zi e ka mbështetur financiarisht.

Koha Net

1