Çfarë gabimesh sduhet bere Ulqini në turizëm

April 28, 2012   | Opinione

Këshilla më e rëndësishme është që Ulqini të ketë durim. Kjo s’do të thotë të mos bëjë gjë, por të mos presë përfitime të menjëhershme. Ulqini duhet të investojë dhe të mos gabojë e të tërheqë turizëm të lirë. Pasi të krijohet imazhi i një vendi të lirë, me operatorët që u thonë klientëve se mund të shkojnë në Ulqin për pak para e të kënaqen, s’do ta hiqte dot më atë imazh. Ka shumë vende të tjera që e kanë bërë atë gabim, dhe nuk di se kur do të arrijnë ta ndryshojnë atë imazh.

Pra, ndërtoni një të ardhme të sigurt, të bazuar në shërbim të mirë dhe në njerëz të mirë. Kjo i bën një të mirë shumë të madhe brezit të ri. U jep orientim dhe trajnim. Është e ardhmja e fëmijëve tuaj, ndaj mos e nënvlerësoni rëndësinë. Nëse e bëni dhe keni sukses, brezi i ri do të qëndrojë në vend dhe nuk do të emigrojë jashtë Ulqinit. Në vend që të shohin barin më të gjelbër te shtëpia e fqinjit, siç thotë shprehja, do të shohin të mirën e vendit të tyre. Dhe këtu ka shumë të mira. Ulqini ka një natyrë fantastike, plazhe, brigje shkëmbore, ku mund të mendohet për sporte ujore. Ka edhe male të mrekullueshme, një arkë e vërtetë thesari që duhet hapur. Mos bëni gabim ta shkatërroni. Ulqini është vend i vogël, dhe mos e prishni këtë thesar që keni. Mos toleroni nëse politikanët dhe investuesit bëjnë gjëra që një njeri i ndërgjegjshëm s’do t’i gjykonte si të rinovueshme. Mendoni për të nesërmen, për brezin e ardhshëm. Mendoni për natyrën e brezin e ardhshë, dhe Ulqini do të ketë një të ardhme të shkëlqyer.

Ulqini ka një potencial të madh.Ulqini  është diçka ku ngrohtësia e njerëzve mund të kombinohet me gjtihçka që gjendet në turizëm. Por gjithashtu, kam besim që kjo duhet të bëhet në Ulqin, nga ju. Asnjë s’mund ta marrë përsipër këtë detyrë nga jashtë, sepse vetëm ashtu do të ishte një përvojë origjinale turizmi, kur ju  të merrni përsipër detyrën që ta shndërrojnë turizmin në vendin e juve.Kjo është detyra e juve,ose si të thuash, detyrim i juve.

Në këtë kuptim, më duket shumë e rëndësishme që turizmi t’i kthejë sytë nga brezat e rinj. Kjo do të thotë investime në arsimin e brezave të rinj, por gjithashtu dhe që më të moshuarit, ata me më shumë përvojë, duhet të bashkohen me të rinjtë, të kombinojnë përvojën e tyre me freskinë e të rinjve, dhe të bëjnë përpara bashkë. Brezi i ardhshëm do të përfitonte shumë nga përvoja e tyre dhe nga energjia e freskët që kanë kombinuar. T’i përdorni burimet që keni në Ulqin,sidomos me fëmijët që po rriten, dhe bashkë me ata njerëz që kanë përvojë ndërkombëtare në turizëm. Kështu do t’i shihni frytet e punës suaj në një dekadë.

YouTube Preview Image
1