Mali i Zi bëhet anëtar i OBT-së

April 29, 2012   | Bota

i Zi u shndërrua të dielën në një anëtar me të drejta të plota të Organizatës Botërore të Tregëtisë (OBT), duke përmbushur kështu një prej prioriteteve kryesore të vendosura nga Podgorica zyrtare.

Ishte Ministria Malazeze e Financave ajo që bëri të ditur të dielën se vendi ishte pranuar si anëtari i 154 i OBT-së.

Një protokoll për përfshirjen në këtë organizatë ishte nënshkruar më parë në 17 maj 2011 dhe marrëveshja hyri në fuqi me disa muaj vonesë, deri në zbatimin e disa anekseve të saj.

Sipas deklaratës zyrtare, anëtarësimi në OBT do të sjellë në mënyrë të menjëhershme një reduktim të kostos së jetesës, rritje të volumit të tregëtisë, rritje të luftës kundër korrupsionit dhe më shumë larmishmëri shërbimesh e të mirash materiale që do t’i ofrohen popullsisë.

“Anëtarësimi në OBT është një sinjal që do të inkurarojë investimet e tuaja, pasi tashmë Mali i Zi njihet ndërkombëtarisht si një vend ku rregullat botërore të tregëtisë respektohen si kudo”, shkruhej në komunikatën e Podgoricës zyrtare.

Vendet e vetme të Ballkanit që nuk janë ende pjesë e OBT-së janë Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Shqipëria është një anëtare e kësaj organizate që prej vitit 2000..

Top Channel