Sot qe fillimi i sezonit turistik në Ulqin

April 30, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Foto: Merita Mena Dragovoja

Me teperaturat e larta të këtyre ditëve Ulqini po përjeton fillimet e sezonit turistik veror 2012.Plazhi i vogël i Ulqinit (e quajtur Rana) u frekuentua sotë nga qindra vizitorë dhe pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga mjaft turistë të huaj, kryesisht nga rajoni. Madje, nxënës të shkollave të mesme të qytit të Ulqinit çelën edhe sezonin e plazhit për këtë vit 2012, duke notuar në ujin ende të ftohtë 17 gradë celsius, në plazhin e vogël të Ulqinit.

Lokalet tenda përgjatë bregdetit janë mbushur me klientë. Ata janë banorë vendas, por edhe nga qytete të tjera,tha Hidajet Kollari dhe Edin Buzuku, si pronarët aktual te restaurantit Holegro në një nga lokalet me te njohur nga Ulqini, thotë se “kanë nisur të vijnë pushues për të kaluar një ditë në plazhin e vogel. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet ka bërë mot i keq dhe kjo ka ndikuar në ardhjen e pushuesve.

E diela e sotme, shënoi fillimin e vërtetë të sezonit turistik veror në bregdetin e Ulqinit.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

 

1