“Art Club” prezanton botimet e tij në Panairin e Librit në Podgoricë

May 7, 2012   | Kulturë / Kultura

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të marrë pjesë në Panairin e 7-të Ndërkombëtar të Librit në Podgoricë. Në këtë panair, “Art Club” do të prezantojë disa prej botimeve të tij të fundit. Librat e “Art Club”-it do të jenë të ekspozuara në kuadër të stendës së botuesve nga radhët e pakicave.

Panairi i 7-të Ndërkombëtar i Librit do të mbahet në Qendrën “Delta City” – Podgoricë, nga data 7-14 maj 2012.

SHAI “Art Club” është botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Në kuadër të veprimtarisë së saj botuese, kjo shoqatë ka botuar deri tani rreth 80 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

Ulqin, më 7 maj 2012