Prof.Ismet Kaleziqi: Kualiteti i kuadrave për nji turizem konkurent dhe të suksesëshem

May 10, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Turizmi është nji ndër degët ma përspektive të zhvillimit në Mal të Zi respektivisht në Ulqin , në pikë pamje globale nji gjenerator i randësishëm për hapjen e vendeve të reja të punës. Simbas te gjitha të dhanave randësija e turizmit për nji zhvillim të mirë ekonomik të Malit të Zi ne tërsi është e pa zbuluar edhe pse sektori i turizmit shenon nj i rritje të dukëshme në disa vitet e fundit.
Qendron fakti se në këtë perjudhë në nivel të Malit te Zi janë bër investime të shumëta në ndertimin e kapaciteteve të reja hotelijere si dhe infrastrukëturës në përgjithësi.
Por në këtë përjudhë nuk i është kushtuar kujdesi segmentit ma senzitiv dhe kryesor në hoteljeri , shkollimit të fuqisë punëtore., pra nuk janë bër investime të nevojshme në zhvillimin e të ashtuqujturave elementeve të buta të zhvillimit siç janë: a) kvaliteti i resursëve të fuqisë puntore; dhe b) inicimi i kyçjës së fuqisë punëtore të edukuar në procesin e sherbimeve hotelijere. Industrija e turizmit është një gjenerator i rëndsishëm për krijimin e vendeve të reja të punës , si dhe degë me potencijal të madhë për rritjen e punësimit të ardhëshem ne Mal te Zi gjegjësishët në Ulqin.
Për një zhvillim konstant në sektorin e turizmit është e nevijëshme që të ndermerren masat të cilat do të mundësojn nivelizimin e knaqësive të turistet,pastaj zhvillimin resurseve natyrore si dhe ofertën e destinacionit dhe të nderrmarrjeve.
Në këte mnyrë arrihet një zhvillim ma i mirë ekonomikë i vendit.
Për ti arri këto qellime është e nevojëshme që ti përgjigjemi disa kerkesave, në mes të tjerave një kerkese shumë me rëndësi: a)përmirësimi i kvalitetit të vendeve të punës në turizem, si të sigurohen kuadrat kvalitative sherbyse, dhe b) si ta ngrisim autoritetin e profesjonistëve dhe punëdhansve.
Vlenë të përmendet nji konstatim i përgjithëshëm se në turizem dhe hotelijeri mungojn njohrnitë operative profesjonale dhe menaxhuse.
Egëziston nji dukuri e çuditëshme se për profesijonet ne hotelijeri orijentohen në përgjithësi vetem ata që nuk kanë nji bazë kvalitative paraprake ,në këte drejtim paraqitet problemi i një organizimi të dobët i shkollimit si nji faktor kryesor për formimin e kuadrave kvalitative.
Papërputhëshmerija e sistemit mësimor me nevojat rele për këte sektor, kështu që shumë vende të punës siç janë kuzhinjer , specialistë të drejtimeve të ndryshme .kamarijerë animatorë recepcionist e tjerë, janë të pa plotsuara ose janë të plotësuara me kuadra të cilat as që kanë njohuri elementare për këto vende pune.
Mungesa e shkollave të mesme të specializuara për turizem dhe hoteljeri , mungesa e fakullteteve te hotelijerisë,mungesa e qendrave për specializime te nëdryshme në hotelijeri e posaçarisht mungesa e atyre qendrave të cilat organizohen nga vet hotelijeret.
Te gjitha keto mund të përmëblidhen në nji konstatim të përgjithëshëm se situata është alarmante,deficit ipa pare ndonjëherë ma parë i fuqisë puntore të specializimeve të ndryshme.
Foto: Vebija Kovaceviq

Për të tejkalu këtë sitatë është e nevojëshme:
1. Të bëhën reforma strukëturale në sistemin shkollor të cilet merren me shkollimin e kuadrave për turizem dhe hotelijeri,
2. Të formohet një projekt gjeneral i cili do të trajtoj këtë problematikë komplekse me nji respekt të posaçem dhe të nipen propuzimet e nevojshme të cilat duhen te jetësohen për nji përjudh te gjatë,
3. Edukim i përgjithshëm i kuadrave në të gjitha nivelet,
4. Ngritja e numrit të kuadrave me fakulltet te hotelijerisë dhe turizmit,
5. Animimi i të rijve që të regjistrohen në shkollat e specializuara për hotelijeri dhe turizem (kjo ma së miri do te arrihet duke bër prezentime të shpeshta të profesioneve dhe drejtimeve në hotelijeri),
6. Shkollimi i kuadrave për hotelijeri dhe turizem te kordinohet me nevojat e trgut,
7. Planet dhe programet të përpilohen dhe të bëhën kompatabil me njohuritë e reja bashkohore si dhe me njohurit elementare të ekonomisë së tregut,aftësive organizative bontonit dhe etikes së punës,
8. Kujdes të posaçem ti kushtohet mësimit praktikë se kuadra të mira në hotelijeri nuk ka pa nji praktikë të mirë,
9. Keto dhe shumë gjera tjera të cilat duhen të kordinohen në të gjitha nivelet do te na mundësojn që dhe ne ti përshtatemi trendeve te reja të turizmit botror.

Prof: Ismet Kaleziqi
New York

Vazhdon……..
YouTube Preview Image