OT e Ulqinit mer pjesë Panairin e turizmit në LUKAVAC, Kantoni i Tuzlës

May 11, 2012   | Ngjarjet - Events

Lukavac me, 11.05.2012

 

PANAIRI NDËRKMBTARË I TURIZMIT  “ LIST „  10 – 12 maj 2012 – LUKAVAC, BH

Nga data 10 deri në 12 maj në LUKAVAC, Kantoni i Tuzlës po mbahet panairi i dhjetë Jubilar i turizmit “LIST” në organizim të komunës së Lukavacit dhe Lidhjës turistike të kantonit të Tuzlës.

 

Prania një numri të madh të funcionarëve të Bosnes dhe Hercegovinës si dhe i diplomatëve dhe përfaqesuesve të shtetve të rajonit dhe me gjerë konfirmuan rëndësinë dhe solemnitetin e panairit i cili po përcillet nga mediat e shumta.


Panairi u hap nga premieri i Kantonit të Tuzlës Sead Çausheviq, me ç’rast u tha:
– Kam knaqësi të hapi panairin e dhjetë Jubilar të turizmit „LIST“. Dihet që hapi i harë në jetë është më i vështiri, e kur bën dhjetë të tillë dhe vini te jubileu, kjo do të thotë se keni patur sukses.
Në sipërfaqe prej 2.000 m2 ambient i mbyllurr dhe 1.000 m2 ambient i hapur, panairi i turizmit „ LIST“ për tri ditë me rradhë do të ketë eksponues nga: Turqia, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Hungaria, Mali i Zi si dhe nga Bosna e Hercegovina, kurse ketë vitë Musafir nderi dhe partner panairi është Indonezia.
Organizata turistike e Ulqinit duke patur parasysh rëndësinë e këtij panairi dhe reflekset që ky panair prodhon, si dhe trendin e rritjës së turisteve nga Bosnia e veçanërisht nga ky Kanton, tri vite me rradhë merr pjesë në këtë event të turizmit.

Hapsirën eksponuese të Organizatës turistike të Ulqinit e vizituan ; ambasadori i Republikës së Indonezisë ne BH, Subijaksono Sujono, ambasadori Maqedonisë në BH, Rami Rexhepi, atasheu për kulturë e turizam i Republikës së Turqisë, Cengiz Aydin, konzuli gjeneral i Republikës së Kroacisë ne BH, Josip Juras, Kryetari i Dhomës së tregtisë së jashtme të BH, Bruno Bojić, Kryetari i Kuvendit të Kantonit të Tuzlës TK, Bajazit Jašarević.

Ambasadori i Malit të Zi në BH, Dragan Gjuroviq me bashkpunëtor e nderuan banakun e Ulqinit me qëndrim disaorësh në cilësinë e bashkëprezantuesit të Ulqinit dhe të Malit të Zi, në përgjithësi. Drejtori i perfaqësisë së Organizatës Nacionale të turizmit të Malit të Zi në Sarajevë, Faruk Shaluk, do të qendrojë në banakun e OT të Ulqinit gjatë tërë kohës së panairit. Sipas informatave me të cilat disponon zyra e tij, trendi i rritjes së musafireve nga BH për në Mal të Zi për 3 muajt e parë të vitit 2012 kishte index 140, që është indikator shumë pozitiv duke ditur që Ulqini ka fokus të posaçme për këtë treg emitiv.
Paniri numëron 125 eksponuesë nga 10 shtete dhe pritet të vizitohet nga 15.000 – 20.000 vizitorë.

Nga PR Org. Tur. Ulqin