Ministri i turizmit Sekuliq qëndroi sot në Ulqin

May 15, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ministri i turizmit, Predrga Sekuliq qëndroi sot për vizitë pune në Ulqin. Ai me këtë rast bisedoi me kryetarin e komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe me ish punonjësit e hotelit “Otrant”. Sekuliq dhe zyrtarët ulqinak biseduan për sezonin e ardhshëm turistik, përgatitjet dhe pritjet nga ky sezon, mirëpo ata ceken edhe problemin e infrastrukturës rrugore dhe përfundimit të punimeve në prag të këtij sezoni turistik.

Me ish punonjësit e “Otrant”-it, Sekuliq bisedoi për këtë hotel dhe për mundësinë e privatizimit të tij.Krerët e Sindikatës Muzafer Suleviq, Ivo Llukiq , Ahmet Kurmemoviq si dhe Shefki Keko Lamoviq,qëndruan një kohë me ministrin e turizmit Predrag Sekuliqin.Ato kërkuan që punëtoret e hotelit Otrant nuk kanë ndërmend të ndalen në lidhje me kërkesat e tyre për pagat e pashlyera, mosndërprerjen e stazhit dhe punë.

 

 

2