Kremtohet Dita e Shkollës”Bedri Elezaga” në Katerkollë – Video

May 16, 2012   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Me 15 maj 2012 në ora 9:00 të mëngjesit filloj kremtimi i Ditës se Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë .

Të pranishëm në këtë manifestim përpos nxënësve, arsimtarëve, udhëheqës të shkollës ishin edhe qytetarë të shumtë të Anës së Malit, ish arsimtarë të kësaj shkolle, musafirë të ndryshëm nga Ulqini si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Komunës së Ulqinit.

Manifestimin e kushtuar kësaj shkolle e hapi drejtori Alim Jahaj i cili paraqiti një historiat të shkurtër të shkollës që ai drejton.
Pas  historiatit te drejtorit te shkollës Alim Jahaj, u organizua një program kulturo-argëtues me këngë të ndryshme, vallëzime moderne dhe popullore, pjese humoristike si dhe recitime.
Gjate këtij programi, u be shpërblimi i nxënësve më të mirë të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

1