Tahir Tahiri priti KNSH-ën nga Lugina e Preshevës

May 18, 2012   | Shoqëria / Društvo

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr.14|12

Ulqin, më  18.05. 2012

 

KUMTESË PËR MEDIA

 

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin Zi, z. Tahir Tahiri, u takua sot në  në zyren e Knsh-së, me   delegacionin e  Këshillit Nacional të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, i kryesuar nga Kryetari  z. Galip Beqiri.

Ne ketë bashkëbisedim vëllazërorë,   kryetari Tahiri  e  njoftoj kryetarin Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, për problemet kryesore me te cilat përballen shqiptarët në Malin e Zi, dhe aktivitetet e deritanishme të KNSh- së si dhe projektet të cilat Këshilli planifikon ti realizojë  në të ardhmen.

Nga ana e tij edhe kryetari i Këshillit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës , pasi falenderoj    për pritjen vëllazerore , e njohtoj  kryetarin Tahiri me problemet dhe situaten politike  të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila siç tha z. Beqiri është gjithnjë e ma e veshtirë e këtë e dëshmon   shpërngulja  gjithnjë e ma e madhe e shqiptarëve  nga këto treva shqiptare.

Në këtë takim, dy kryetarët e Këshillave Nacionale, z. Tahiri dhe z. Beqiri biseduan dhe për problemet  dhe mënyrat e funksionimit të  Këshillave Nacionale përkatëse,  duke potencuar nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndersjellë të përvojave të dy këshillave Nacionale të Shqiptarëve në fjalë.

Z. Beqiri e ftoj kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi,   që ta vizitojë Këshillin e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ftesë kjo e cila me kënaqesi u pranua nga  kryetari i KNSH-së z. Tahiri.

 

Shërbimi për informim i KNSh-së,

Daut Ceka