Klubi i karatesë “Ulqini” i pari në turneun “Trofeu i artë i Rozhajës”

May 21, 2012   | Sporti / Sport

KK “Ulqini” vazhdon të sjellë trofe në Ulqin

Më 19 maj 2012 u mbajtën dy turne ndërkombëtare të karatesë: në Rozhajë “Trofeu i artë i Rozhajës”dhe në Budvë “ Budva Open”.

Në “Trofeun e artë të Rozhajës” morën pjesë 24 klube me mbi 400 garues nga pesë shtete: Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Luksemburgu, Serbia dhe klubet vendas nga Mali i Zi me një konkurrencë mjaft të fortë. Klubi i karatesë “Ulqini” u shpall klubi më i mirë i turneut duke u renditur në vendin e parë në plasmanin gjeneral, në vend të dytë u rendit KK “Shkorpion”, kurse dy vendet e treta i takuan KK “Dardania” dhe KK “Tutin”. Në këtë turne KK “Ulqini” u paraqit me një pjesë të ekipit të parë të klubit, të përbërë nga 17 garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 27 medalje të arta, 6 të argjendta, 4 të bronzta dhe 20 kupa në disiplinat individuale, si dhe me kupën kryesore të plasmanit gjeneral për klubin më të mirë të turneut.

-Vlen të shtojmë që garuesi më i mirë i turneut në displinën e luftërave në kategorinë absolute ishte Drilon Basha i KK “Dardania” nga Gjilani, të cilit i takoi trofeu i artë i Rozhajës në kategorinë open dhe një shumë prej 300 eurosh. Drilon Basha njëkohësisht është dhe anëtar i Klubit të karatesë “Ulqini” dhe në gara prestigjoze ai mbron ngjyrat eklubit tonë. Kjo është dëshmi e miqësisë shumëvjeçare të klubit tonë me klubin “Dardania” nga Gjilani dhe e bashkëpunimit tonë të shkëlqyer. Me këtë rast i përgëzojmë për rezulatat e arritura të klubit të tyre në këtë garë.

Klubi i Karatesë “Ulqini” edhe në Budvë me ekipin e dytë pati sukses të mirë, duke u renditur në vendin e tretë në plasmanin gjeneral.

Në turneun ndërkomëtar “Budva Open” morën pjesë 20 klube me mbi 350 garues nga katër shtete: Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Hungaria dhe klubet vendas nga Mali i Zi me një konkurrenc mjaft të fortë. Klubi i karatesë “Ulqini” u rendit në vendin e tretë në plasmanin gjeneral. Në vend të parë u rendit KK “Buduqnost”, ndërsa vendi i dytë i takoi KK “Omlladinac”.Në këtë turne KK “Ulqini” u paraqit me një pjesë të ekipit të dytë të klubit, të përbërë nga 22 garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 9 medalje të arta, 12 të argjendta, 7 të bronzta dhe kupën e plasmanit gjeneral të vendit të tretë. Medaljet janë fituar në disiplinat individuale dhe ato ekipore në luftëra dhe kata, me ç’rast llogaritet një medalje për një ekip. Kështu organizatorët kanë llogaritur medaljet, si në turneun e Rozhajës, ashtu edhe në atë të Budvës.

-Jemi shumë të kënaqur me suksesin e arritur të klubit tonë në një ditë dhe shpresojmë që edhe në të ardhmnen suksesi nuk do të na mungojë. Nëse edhe përkrahjen do ta kemi më të madhe, rezultatet do të jenë e dhe më të mëdha – shprehen drejtuesit e KK “Ulqini”.

1