KNSH-ja,telegram ngushëllimi presidentit dhe familjarëve të viktimave

May 22, 2012   | Anketë / Anketa

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Ulqin më, 22. 05. 2012
Nr.38 / 12

PRESIDENTIT  TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Z. Bamir  Topi

 

                                 Telegram ngushëllimi

 

I nderuari Zotri President,

Me shqetësim të madh dhe dhimbje të thellë, morëm lajmin për vdekjen tragjike të  13 të rinjëve dhe dhjetëra të tjerëve të plagosur rëndë, kryesisht studente , në aksidentin automobilistik në Himarë, pasditën e 21 Majit.

Kjo tragjedi e rëndë, e cila tronditi thellë jo vetëm familjarët e viktimave dhe të të lënduarve, por  edhe çdo zemër dhe vatër shqiptare, na pikëlloi edhe ne shqiptarëve në Malin e Zi.

Në këto çaste të vështira bashkohemi me pikëllimin dhe dhimbjen e  familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre dhe lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve në këtë tragjedi.

Prandaj, në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta e vllazërore, Ju z. President , Qeverisë së  Shqipërisë, familjeve të cilat pësuan nga kjo tragjedi e rëndë, si dhe gjithë kombit shqiptar.

Me respekt dhe dhimbje,