UDSH-ja: Telegram ngushëllimi kryeministrit të Shqipërisë
UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE
Ulqin,më 22.05.2012
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha
Telegram ngushëllimi
Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë.
Më lejoni që në këtë moment pikëllimi dhe dhimbjeje, të ju shpreh Juve, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë familjarve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi, ngushëllimet e mija të sinqerta. Shqiptarët e Malit të Zi, anëtarët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, si dhe unë personalisht, ndiejmë dhimbje dhe dëshirojmë të jemi pranë jush dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
Njëkohësisht, i bashkohemi lutjeve për shërim sa më të shpejt të studentëve të plagosur!
Kryetari i UDSH së
Mehmet Zenka