Besnik Qaka i mohon akuzat për abuzim seksual

May 23, 2012   | Lajmet / Vijesti

E derisa lajmi për skandalin seksual po përhapet me të madhe, ne u munduam të kontaktojmë me këngëtarin, Besnik Qaka, i cili ishte në diaspore me angazhime muzikore dhe tregon se fjalët për këtë akuzë janë vetëm thashetheme dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk dihet nëse pas kthimit të tij në Kosovë do të paraqesë ndonjë padi kundër gazetës apo lajmi do te rezultojë i vërtetë.

Po shkruhet se akuzohesh nga Prokuroria për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur nën 16 vjeç, cili është versioni i së vërtetës sipas jush?

“Me të vërtetë nuk kam kohë të merrem me thashetheme e si duket, pseudogazetarët pa kurrfarë etike të gazetarisë bëjnë kopje pas thashethemeve duke injoruar principin themelor të profesionit, hulumtimin para publikimit të gënjeshtrave” tha Qaka.

Sipas jush nuk është aspak e vërtetë ajo çfarë shkruhet?

Eh, “JETA” (NE KOSOVE) për fat të keq e tillë është, të njollosin pa kurrfarë ndërgjegjeje.
KOHA NET

YouTube Preview Image