Mali i Zi ka nevojë per 15 mijë punëtor të huaj sezonal

May 23, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Mali i Zi nevojë për mbi 15 mijë punëtor të huaj sezonal

Në Mal të Zi është vlerësuar se gjatë sezonit veror është nevoja për të angazhuar rreth 15 mijë punëtor sezonal.

Enti për Punësim në Podgoricë ka bërë të ditur se gjatë sezonit të verës përmes tyre punësohen rreth 8 mijë punëtor sezonal, ndërsa nevoja është për të përfshirë në punë deri në 15 mijë apo 18 mijë punëtor.

Enti ka nënvizuar se po rritet nevoja për punëtor sezonal dhe se kërkesat janë më të mëdha edhe gjatë këtij viti, pasi që një numër i madh i hoteleve dhe objekteve tjera turistike hapen vetëm gjatë sezonit turistik.

Enti për Punësim ka theksuar se ekziston nevoja për të përfshirë të punësuar sezonal edhe nga vendet fqinje. Vitin e kaluar, Ministria e Brendshme ka dhënë mbi 19 mijë leje pune për të huaj. Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë dhënë rreth 5 mijë leje të punës për të huaj. (INA)

YouTube Preview Image
4