Teoria e turizmit të Ulqinit

May 23, 2012   | Opinione

Ne teorinë disa specialist vendas por edhe të huaj, që thonë së Ulqini më atë ç’ ka ka bërë, nuk ka shanse të konkurrojë ndonjëherë në turizmin elitar, prandaj duhet të fokusohet tek llojet e tjera të turizmit si ajo e kulturës dhe natyrës.Edhe pas 20 viteve të kaluara Ulqini nuk ka arritur ende të ketë resorte të vërteta turistike,nuk ka ende një hotel në bregdet me mbi 100 dhoma, kur minimumi duhet të kenë 200 që të konsiderohen nga turoperatorët e huaj, nuk kemi një investim të huaj apo me emër në hotelerinë ndërkombëtare. Ajo që kemi janë “investime” nga të njohur politikanësh që aplikojnë për fshatra turistike, por që i kthejnë në vila për shitje për të cilat duhet të shesin dy që të ndërtojnë të tretën duke lënë kështu ndërtime të pambaruara e beton të shëmtuar kudo në bregdet.

Një grup personash që prej padijes ose prej interesit për të gënjyer njerëzit me iluzione, propagandojnë që Ulqini duhet të bëhet një destinacion elitar, por nuk janë në gjendje të thonë se si, nga kush dhe kur. Dhe kur përballesh me realitetin tonë sot, me këtë teori as nuk vlen të merresh, të paktën për momentin.

Ulqini nuk mund të injoroj potencialin që ka, por për t’u kthyer në konkurruese në tregun e egër të Mesdheut i duhet shumë, por shumë, shumë punë. Duhet përcaktuar çfarë produkti do të ndërtojmë dhe kujt do t’ia ofrojmë këtë produkt.

Në Ulqin situata është shumë komplekse, dhe ka ardhur koha të vendoset së çfarë do të bëhet më të. Nevojiten të thirren aktorët kryesorë vendas dhe të huaj, të bëhet një analizë e thellë dhe e shumëanshme, dhe të krijohet një strategji unike vetëm për këtë produkt e cila të kontrollohet dhe zbatohet me afate të përcaktuara dhe të qartë nga Komuna e Ulqinit.

YouTube Preview Image