Filloi edicioni 10-të “Kupa e pavarësisë” në Ulqin

June 1, 2012   | Ngjarjet - Events, Sporti / Sport

Tetova dhe Durrësi përballen në finale

Në ditën e parë Tetova mundi Pejën 3-2 dhe Ulqinin 2-1, ndërsa Durrësi mundi Tërnocin 2-0. Finalja zhvillohet të enjten në orën 17.00

Shaban Sinani

Me intonimin e himnit kombëtar dhe me parakalimin e ekipeve nga pesë qytetet pjesëmarrëse si Durrësi, Tetova, Peja, Bujanoci dhe nikoqirët Ulqini sot në mënyrë solemne u shpallë e hapur edicioni i 10-të jubilar i Turneut mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Kupa e Pavarësisë” Ulqini 2012.
Hapjen solemne të këtij edicioni të 10-të jubilar e shpalli kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu i cili pos tjerash tha: “Uroj që ky vit jubilar të madhërohet edhe me këtë eveniment. Ju dëshiroj sukses të gjithëve dhe le të fiton më miri”
Në emër tw qyteteve pjesëmarrëse turneun e përshëndetën Hajro Hajdari në emër të qytetit nikoqir, Naim Kërçuku ideator i këtij evenimenti, Muzafer Livoreka koordinator për Tetovën, Kujtim Vllamasi koordinator për qytetin e Durrësit, Kreshnik Husaj përfaqësues nga Peja dhe përfaqësuesi i,Tërnocit Enis Saliju,
Duhet të theksojmë se të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë të akomoduar në hotelin “BELLEVUE” në Plazhin e Madh në Ulqin .
Turneu filloi me një ndeshje ekzibicionale të fatosave nga Malësia e Madhe edhe ekipit të Ulqinit
Në ditën e parë Tetova mundi Pejën 3:2 dhe Durrësi mundi Tërnocin 2:0, në ndeshjen e pas ditës u përballën Tetova dhe skuadra nikoqire e Ulqinit.
Në gjysmë finale Tetova mundi Ulqinin 2-1 dhe të enjten në finale do përballet me Durrësin


Fjala e koordinatorit për qytetin e Tetovës, Muzafer Livoreka me rastin e hapjes solemne.

“Zotëri kryetar i komunës së Ulqinit, dëshirojë që t’ju falënderoj Juve dhe stafin për vullnetin dhe guximin që morët në organizimin e këtij evenimenti kombëtar, gjithashtu shfrytëzojë rastin që të përgëzoj edhe koordinatorin e këtij qyteti bregdetar zotëri Hajro Hajdarin për organizimin shkëlqyer, por nuk do të harroja që të përmend edhe të gjithë koordinatorët e qyteteve pjesëmarrëse si Durrësi, Peja dhe Bujanoci.
Të nderuar të gjithë e dimë se kultura dhe sporti si segment i saj, kanë rëndësi të veçantë në vendosjen e miqësisë, shoqërimit dhe njohjes së vlerave mbarëkombëtar për fëmijë në futboll. Edicioni i 10-të duhet të ketë për bazë vlerat e cekura, por edhe gara sportive të jetë si qëllim.
Nuk mund të largohem nga ky vend pa mos e përmendur ideatorin e këtij evenimenti gjithëkombëtar z. Naim Kërçukun i cili si drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit bëri që fëmijët nga të gjitha trojet shqiptare të njihen mes veti.

Për në fund shfrytëzoj rastin të gjithë shqiptarëve të Uroj 100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar si dhe unifikimin abetares shqipe.
Urojë që turneu të kalon sipas parashikimeve të organizatorit ku do të mbizotëron kultura dhe vlera sportive”

YLLI PRESS