UDSH-ja: Përshëndet vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e Ambasadës të Malit të Zi në Kosovë

June 1, 2012   | Politika

Unioni Demokrati i Shqiptarëve përshëndet vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e Ambasadës të Malit të Zi në Kosovë.

Me këtë vendim, Qeveria e Malit të Zi tregoi që është e interesuar për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale me Kosovën duke vërtetuar edhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira të dy shteteve.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve është i sigurtë që këto marrëdhënie të shkëlqyeshme janë garantues i përhershëm i stabilitetit në rajon si dhe i integrimeve euroatlantike të dy shteteve.

Me hapjen e përfaqësive diplomatike do të krijohen kushtet për përmirsimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe për bashkëpunim direkt për çështjet me interes vital të dy shteteve.

Pas njohjesë së Kosovës nga ana e Qeverisë së Malit të Zi me 9 tetor të 2008, vendimi për hapjen e Ambasadës në Kosovë i vë vulë pozicionimit të drejtë e të duhur të UDSH-së në skenën politike, nga fundshekulli i shkuar dhe deri në ditën e sotme.

Jemi të kënaqur që në tërë këto vite ishim urë lidhëse e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe tani jemi akoma më optimist që UDSH-ja do të vazhdoj të jetë bërthamë në trekëndëshin Podgoricë – Prishtinë – Tiranë.

 

 SHËRBIMI INFORMATIV I UDSH-së