Komuna e Ulqinit gati për sezonin turistik

June 3, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

U mbajt mbledhja e parë e trupit koordinues për përgatitjen e sezonit turistik të Komunës së Ulqinit

Me datën 31. 05. 2012 është mbajtur mbledhja e parë e Trupit koordinues për përgatitjen e sezonit turistik të Komunës së Ulqinit, ku morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm – seksioni për inspektimin e turizmit dhe mbikëqyrje, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike: NP Të mirat detare, NP Veprimtaritë komunale, NP Ujësjellësi dhe kanalizimi, përfaqësuesit e MPB Ulqin, përfaqësuesit e organeve kompetente të administratës lokale si dhe përfaqësuesit e shoqatave lokale me rënëdi për zhvillimin e turizmit në Komunën e Ulqinit.

Qëllimi i takimit ka qenë analiza dhe njoftimi me problemet me të cilët hasemi vite me radhë gjatë sezonit turistik, përkatësisht përballja me kohë si dhe zgjidhja eventuale e tyre.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu i cili është edhe Kryetar i trupit koordinues i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e ndërmarra nga ana e Komunës së Ulqinit për avancimin e cilësisë së prodhimit turistik të Komunës së Ulqinit, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet promovuese që janë realizuar, si dhe me projektet që janë realizuar dhe që do të realizohen para sezonit turistik.

Ka theksuar që paralajmërimet për sezon janë të mira dhe nëse kemi sukses që të zvogëlojmë intensitetin e problemeve me të cilët hasemi vite me radhë siç është zhurma, akomodimi i parregulluar, dilerët etj do të jemi shumë të kënaqur, si edhe turistët tonë.

Të gjithë subjektet e pranishëm i kanë prezantuar aktivitetet e veta.

Drejtori i Organizatës turistike i Komunës së Ulqinit ka prezantuar aktivitetet promovuese dhe manifestimet që priten gjatë këtij muaji, si dhe vizitat studimore të gazetarëve nga rajoni.

Përfaqësuesi i NP Ujësjellësi dhe kanalizimi Fuad Haxhibeti ka theksuar që me lidhjen në ujësjellësin regjional do të sigurohet një furnizim më cilësor me ujë dhe ka theksuar që me zgjidhjen e problemeve të derdhjeve nënujore ku është duke u punuar në Plazhin e madh dhe tek ish hoteli Galeb dukshëm do të avancohet rrjeti i kanalizimit.

Drejtori i Elektroedistribucionit Loro Nrekiq ka theksuar se përgatitjet për këtë sezon turistik kanë filluar që në shtator, që kanë siguruar trafostacionin e ri në Lima, që do të punojnë për ndërtimin e trafostacionit të ri në Gjerana, si dhe që planifikojnë investimin e trafostacionit të ri prej 2 milionë Euro me të cilën gjë dukshëm do të përmirësohej

Flamur Sella, kryeshef i shërbimit te mbrojtjes tha se shërbimi qe ai drejton eshte i gatshem qe te ballafaqohet me të gjithë problemet .Ai më tej tha që kanë të gatshem të gjithë automjetet ,e që një automjet do të jetë në Anë të Malit , ndërkohë që një tjeter gjatë dites do të jetë në Plazhin e Madh.

Drejtori i shtepisë së shëndetit dr. Pavle Marnikoviq , veçoi që Komuna dhe perfaqesuesit e biznesit do të duheshin të ndihmojnë në realizimin e projektit të ambulances turistike si dhe foli për nevojen e hapjes së ambulances në Shtoj.

Rudolf Elezoviq , kryeshef i Drejtorisë së policisë së qytetit tonë , theksoi që nevojitet bashkëpunimi më të gjithë subjektet dhe të veprohet në mënyrë preventive me qellim që të zgjidhen problemet. Ai tha qe pret që edhe këtë vit në qytetin tonë do të jenë të pranishem polic nga veriu për të na ofruar ndihmë gjatë sezonit turistik.

Përfaqesuesi i inspeksionit turistik Rizo Mollazeqiri tha që ky inspeksion do të jetë në dispozicion të Komunës dhe do të jetë partner në realizimin e strategjisë së projekteve që i ka vënë vetes.

Drejtori i NP për veprimtari komunale Zana Sarvan veçoi që pastërtia këtë vit do të jetë nën mbikëqyrje të veçantë, me furnizimin me aparatura të reja dhe automjeti tha me tej ajo ka bërë që këtë vit me të përgatitur të presim sezonin turistik dhe që bashkëpunimi me organet e tjerë dhe subjektet kujdes të veçantë do ti kushtojmë bartjes së plehrave.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shërbimeve lokale, njoftuan të pranishmit për kontrollet për pagesat e takses së banimit, për kontrollin e shtuar të zhurmës dhe se energjikisht të gjithë organet e inspeksionit do të kontribuojnë në rrjedhen e suksesshme të sezonit turistik.

Kryetari shprehu kënaqesinë për mbajtjen e këtij takimi dhe dëshiren e mirë të të gjithe institucioneve relevante dhe subjekteve turistike që të angazhohen në zgjidhjen e problemeve.

Ai në vazhdim tha se me një fushatë të mirë organizative , kontaktë të përhershme bashkëpunimi dhe aktivitete të përbashketa të të gjithë të pranishmeve mund të kontribuojmë në kenaqesinë e mysafireve dhe të një sezone turistike kualitative.

Komuna e Ulqinit

1