Guardiola midis Ulqinit!

June 5, 2012   | Ngjarjet - Events

Trajneri i deridjeshëm i Barcelonës, Pep Guardiola është më afër se kurrë adhuruesve të tij të shumtë në Kosovë, të cilët janë në numër të madh në vendin tonë. Ish futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle, më shumë bëri famë si trajner, duke thyer të gjitha rekordet në stolin e katalunasve. Guardiola tani është më i lirë edhe të shëtit, i cili është duke e shijuar në maksimum pushimin, që ia dha vetës. Ai në fundjavën e kaluar ishte në Kroaci, ndërkaq tani po qëndron në Mal të Zi. Guardiola është duke qëndruar në Kotorr, derisa është parë edhe në bregdetin preferuar të shqiptarëve, Ulqini. Guardiola, i cili është në duke shëtitur në Ballkan thuhet se është mirëpritur mjaft mirë ndërsa shpeshherë nga ai është kërkuar që të jetë pjesë e fotove me simpatizantët e tij. Ndoshta Guardiola së shpejti do ta vizitoi edhe Kosovën, pasi i është afruar deri në kufi.

Për ata që dëshirojnë ta shohin ‘live’ mund ta gjejnë në Ulqin.Trajneri i famshëm spanjoll Pep Guardiola është më afër se kurrë tifozëve kosovar të Barcelonës, të cilët janë në numër të madh në vendin tonë. Guardiola po qëndron në shtetin fqinjë Malin e Zi, ku ka shëtitur ditëve të fundit. Pep është parë edhe në bregdetin e Ulqinit por që vendqëndrimi i tij ka qenë Kotori në Mal të Zi./shqip media/