Inaugurimi i “Xhamisë e Detarëve”

June 6, 2012   | Anketë / Anketa

Inaugurimi dhe hapja e portës së “Xhamisë së Detarëve” në Ranën tonë është një ngjarje e madhe për qytetin tonë kaqë të bukur.. Përsëri sot pas 8. dekadave, ngritet lart mbi det minarja e saj, simboli i Ranës dhe qytetërimit tonë… Më duket se sot, edhe ato pasardhësit e atyre të cilët kanë vendosur ti zhdukin gjurmët e Xhamisë, ndajnë mendimin tonë, se më në fund ” trijumfon e vërteta ndaj të pa vërtetës, trijumfon drejtësia ndaj të pa drejtësisë”. Jam i mendimit se ky është mesazhi më i mirë i nisur nga Rana e jon të gjithvë, anë e mbarë Planetit. Ky mesazh, të cilin e ka thënë Adriatik Karamanaga në emër të Bashkësisë Islame dhe popullit në përgjithësi, në fjalën e hyrjes në këtë manifestim madhështor, është mesazhi më i mirë për të gjithë ato të cilët kanë mendë ta kuptojnë se e drejta gjithmonë fiton

dhe trijumfon..Për të përmendur dhe të lavdrohet është, pa dyshim dhe biseda e z. “Protojerejit e kishës Ortodokse Serbe në Ulqin, Radojica Bozhoviqit, të cilin dua ta citoj në gj. serbo – malazeze. Mesazhi i ti ka nje pesh të veçantë edhe për të gjithë ato, të cilët kanë bërë krime të tillë edhe më vonë, posaçërishtë në vitet e 90 në Bosnje..” Izgradnjom džamije ispravljena je greška onih koji su je porušili i prekrili zemljom i betonom – ali, evo, ona je ponovo vaskrsnula u svoj svojoj ljepoti”..Gjithashtu edhe biseda e reis. Rifat ef. Fejziqit ka lënë përshtypje të fort ke të gjithë ato të cilët e kanë degjuar në “balkone”, dhe më vonë edhe e kanë përcjellë nepër medija të shkruar apo elektronike…Dhe më në fund, thirja e ezanit nga mulla ef. Besimi nga minarja ka qenë kurorëzimi i këti manfestimi madhështor në Ranën tonë. Më duket se në këtë dit të madhe në qytetin e Ulqinit, zëri i z. mulla Besimit, është degjuar shumë më lartë se kurrë në historin e qytetit tonë, kaqë të bukur në zemër të Mesdheut…