Projekti i këmbimit të praktikantëve Prizren – Ulqin

June 6, 2012   | Rajoni / Region

Më 04. 06. 2012 në Komunën e Ulqinit është mbajtur promovimi me rastin e realizimit të projektit të këmbimit të praktikantëve Prizren – Ulqin, i cili realizohet në kuadër të Projektit byroja e shkollave të mesme të Ballkanit “Bashkëpunimi ekonomik Rheinland – Pfalz – Europa Juglindore”. Pjesëmarrës të drejtpërdrejt të Projektit janë përfaqësuesit e odës së zanatlinjve dhe sipërmarrësve të Malit të Zi dhe shoqatave profesionale, si dhe përfaqësuesit e odës së zanatlinjve nga Prizreni.

Me realizimin e projektit është paraparë praktika shtatë ditore prej, më 03. 06. 2012 deri, më 10. 06. 2012 në katër auto servise lokale në Ulqin: Lajka, Millenium, Vesko dhe Autoservis 911, në të cilin marrin pjesë 8 nxënës dhe 2 mësimdhënës, si dhe vizita e praktikantëve nga Ulqini në serviset në Prizren.

Promovimin e ka hapur Boris Parvanovi i cili njëherazi është edhe koordinator i projektit i cili e ka prezantuar projektin.

Në emër të Komunës së Ulqinit të pranishmit i ka përshëndetur Nënkryetari Xhaudet Cakuli, i cili e ka mbështetur realizimin e këtij projekti dhe mysafirëve ju ka dëshiruar qëndrim të këndshëm në Ulqin.

Mysafirët i kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e Odës së zanatlinjve dhe sipërmarrësve të Malit të Zi, shoqatës së zanatlinjve të automjeteve të Malit të Zi dhe Ulqinit, biznes asociacionet si dhe një përfaqësues i një autoservisi në të cilin do të realizohet praktika.

Qëllimi i këtij projekti është këmbimi i dijeve dhe përvojave në mes nxënësve në projekt, përkatësisht të Malit të Zi dhe Kosovës, përkatësisht avancimin e bashkëpunimit reciprok dhe përsosjen e dijeve dhe përvojave.

Komuna e Ulqinit