Plazhet me te mira te Ulqinit dhe të Malit të Zi

June 8, 2012   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Në linjën e plazhit të Ulqinit prej 13 kilometrash u jepet licenca e flamurit të kaltërt për aktivitetin e plazhit dhe në shërbimet e kualitetit.

Ato jan 6 plazhet me kualitetin e lart të shërbimit plus jan edhe 2 në fazën pilot për ta marrur licencën e flamurit të kaltërt. Nuk mjafton vetëm deti e ditët me diell, por edhe një jetë kulturore.Një numër i madh i plazheve tona kanë marrë flamurin e kaltër, emëruesi i përbashkët i të cilave janë standardet kryesore: pastërtia e ujërave, plazheve, sipërfaqja e rezervuar për çdo çadër dhe turist dhe, mbi të gjitha, për mua më e rëndësishme është mirësjellja e qytetarëve, sipërmarrësve të këtyre bizneseve,vërteton dhe vlerat që ulqinakët kanë për t’u marrë me turizmin.
Prej plazheve që valëvit flamurin e kaltër,duhet përmend ligjin kur flet për kufirin e sigurisë të personit, distancën e plazhit,restoranti, shpërndarjen e pijeve në plazhë,muzika apo qetësia në plazhë,interneti,lojrat e ndryshme e shumë cilësi të tjera të tjera që hyjnë që një plazhë të ketë flamurin e kaltërt.

Në të gjithë bregun e Malit të Zi numërohen 25 plazhe “Flamur i kaltër”.Plazhi Tropikana  e ka prej tetë vitesh flamurin tregon Sulejman Bajrami.Ai tha se ujërat e bregut kontrollohen nga ekspertë dhe Shoqata Ndërkombëtare e Detit, me qendër në Norvegji. “Në rastet kur rrymat e ujit sjellin ndotje, në zyrat e jona  mbërrin një e-mail që i urdhëron të ulin flamurin e kaltër. Kështu, pushuesit njoftohen se uji nuk është plotësisht i pastër”. Ekspertët e Organizatës Publike të të Mirave Detare, me qendër në Budva, analizojnë ndërkohë në mënyrë periodike ujërat e këtyre plazheve. Drejtuesi i plazhit “Tropikana”, i cili mban flamurin e kaltër prej tetë vitesh, tregon se analizat merren në mbi 30 pika ne bregdetin e Malit të Zi.
Pjesa më e madhe e dallimeve mes qyteteve tona bregdetare dhe atyre malazeze gjenden te rregullat. Krahas vijës së kufirit të sigurisë për pushuesit, në plazhet malazeze gjendet një flamur, që mungon në plazhet tjera të rajonit. Pushuesit mund të lahen kur ai është jeshil, të jenë të kujdesshëm kur është i verdhë dhe nuk duhet të futen në ujë kur shohin flamurin e kuq. Një fundjavë në Ulqin na mjaftoi të shohim të valëviten dy prej këtyre flamujve, në varësi të dallgëve të detit.
Nje promovim shume me i forte dhe, mbi te gjitha, nje pune serioze e organeve internacionale të flamurit të kaltërt, po ben qe Ulqini te marre gjithnje e me shume vlera si destinacion turistik i preferuar.
Plazhet në Ulqin jan tashmë të privatizuara,të ndërtuara në formën e resorteve,të grupuara në funksion të njëra- tjetrës duke qenë te pavarura ne organizim,duke krijojne nje identitet te forte si destinacion turistik i preferuar.

Edhe për më të dashuruarin ndaj notit dhe detit ndonjëherë një ditë në plazh nuk sjell asnjë kënaqesi nese eshte nje plazh i zakonshem dhe i tej mbushur ne njerez. Lajmi i mirë është se Blue Flag.org ka zbuluar disa plazhe ende të paeksploruara në Mal të Zi. Ja disa prej tyre:

Ja pra plazhet me flamur të kaltërt në Mal të Zi,ku tetë plazhe prej 25 gjinden në komun të Ulqinit.
Plazhe me Flamur të Kaltërt:

1. „Club hotel Riviera“, Njivice (Komuna Herceg Novi)
2. „Porto“, Zanjic (Komuna Herceg Novi)
3. „Cuba Libre“, Zanjic (Komuna Herceg Novi)
4. „Stevuzo“, gjiri Dobreç (Komuna Herceg Novi)
5. „Almara beach“, Oblatno (Komuna Tivat)
6. Hotel „Plavi Horizonti“ (Komuna Tivat)
7. „Kalardovo“(Komuna Tivat)
8. „Blue Beach“ në Jaz (Komuna Budva)
9. „S & I beach life“ në Jaz (Komuna Budva)
10. „Escallera“ në Jaz (Komuna Budva),
11. „Sveti Toma“, Beçiqi (Komuna Budva)
12. Hotel „Queen of Montenegro“, Beçiqi (Komuna Budva)
13. „Centar“, Sutomore (Komuna Tivar / Bar)
14. „Tony Grill“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)
15. „Evropa“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)
16. „Safari“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)
17. „MCM beach“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)
18. „Tropicana“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)
19. „Copacabana“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin).

Plazhet pilot në fazë pritje të Flamurit të kaltërt:

1. Hotel „Perla“, Savina (Komuna Herceg Novi)
2. „Solila“, Gjurasheviqi (Komuna Tivat)
3. „Paradiso“, Gjiri Utjeha (Komuna Bar)
4. „Miami“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)
5. „Lux beach“ Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

Marina pilot në fazë pritje të Flamurit të kaltërt:

1.„Porto Montenegro” Tivat, (Komuna Tivat)

Ndërkohë të gjitha institucionet qeveritare kanë hartuar planet e tyre të masave të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2012, për të garantuar shendetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Ulqin.
Ulqini tashmë është zgjuar tërësisht nga “përgjumja dimërore” dhe këto ditë bregdeti është gjallëruar nga pushues të shumtë nga gjitha viset e botës.

Lajme nga Ulqini