U bë përurimi i librit me fotografi “URLAUB IN ULQIN” – Video

June 10, 2012   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Zmadho Fotografin

Më 09 qershor 2012 në sallën e bibliotekës së qytetit në Ulqin u bë përurimi i librit me fotografi nga viti 1959 me titull URLAUB IN ULQINI të autorit dr. Alfred Wollner nga Vjena e Austris, përgatiti Gazmend Çitaku, botoi Asociacioni Ulqini, 2012. Mbrëmjen e hapi drejtoresha e bibliotekës znj. Ardita Rama nërsa sipas protokolit për librin folën Hajro Ulqinaku, njëherit edhe udhëheqës i programit, Gazmend Çitaku botues si dhe Nexhat Halimi shkrimtar, nga Prishtina. Mbrëmja ishte e konceptuar asisoji që në te ishin të gërshetuara tri përurime: përurimi i librit Uralub in Ulqini. 2 dramave për fëmijë të Autorit Nexhat Halimi si dhe hapja solemne e librarisë së parë pas 25 viteve në Ulqin. Mbrëmjen edhe më të madhe e bëri edhe prania e ekselencës së tij Ambasadorit të Austrisë në Mal të Zi z. Martin Pammer, Kryetari i bashkisë nr.23 të Vjenës z. Manfred Wurm, përfaqësuesi i Shoqatës së shoqërisë Austriako-malazeze z. Sejdin-Dino Mehmeti, Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu dhe shumë personalitete tjera të politikës dhe kulturës. Miqët nga Austria dolën shumë të kënaqur me tërë mbrëmjen dhe premtuan se në të ardhmen do të rrisin bashkëpunimin kulturor.

Lajme nga Ulqini

Sejdo Ismaili Facebook