Behgjet Pacolli viziton Ulqinin

June 13, 2012   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu në kabinetin e tij priti zëvendës kryeministin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjësin për politikën e jashtme dhe investimet e huaja zoteri Bexhet Pacolin. Ato diskutuan në lidhje me planet zhvillimore dhe shfrytëzimin e potencjaleve të Ulqinit.

Kryetari Cungu e njoftoj zotëri Pacollin për punet dhe angazhimin e tij në krijimin e kushteve për investime duke u fokusuar në planet urbanistike, investimet në turizem dhe infrastrukturë.

Zotëri Cungu me stafin e tij shprehi gatitshmerine që të vihet në dispozicion të çdo kompanie që është e interesuar për investime në Ulqin në të gjitha fushat duke i siguruar procedura të shpejta administrative.

Kjo ishte vizita e parë e zotëri Pacollit në Ulqin dhe përpose takimit në kabinetin e kryetartit Cungu,bashkë me stafin e tij vizitoi edhe disa pjesë të Ulqint ku përforcoi bindjet e tija për Ulqinin, udhëheqjesin e saj të re dhe morri në konsideratë resurset dhe kushtet për investime që ofron komuna e Ulqinit.

Zotëri Pacolli falenderoi për mikpritje dhe shprehi konsideratë për stafin e pergatitur të kryetarit Cungu dhe që së shpejti do të komunikojë në lidhje me mundësitë për investime në Ulqin qoftë personalisht nga kompania e tij, qoftë edhe nga kompanite partnere boterore.

Komuna Ulqinit


YouTube Preview Image

3