Nga 18-20 qershor Java e Filmit Kosovar në Ulqin – Video

June 14, 2012   | Ngjarjet - Events

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shtëpia Filmike “Kosovafilm”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Ulqinit, do të organizojnë nga data 18-20 qershor për të parën herë në Ulqin “Javën e Filmit Kosovar”. Gjatë kësaj veprimtarie do të shfaqen tre filma, prodhime të “Kosovafilm”-it. Java e Filmit Kosovar do të nisë të hënën me filmin “Kukumi” të regjisorit me renome Isa Qosja, pjesëmarrës dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, për të vazhduar të martën me filmin “Pikniku” të regjisorit nga Ulqini, Emin Halili, dhe të mërkurën me filmin “Lepuri me pesë këmbë” të regjisorit Ismail Imeri.

Filmat do të shfaqen në amfiteatrin e Qendrës Kulturore në Ulqin për çdo mbrëmje në orën 20.00, ndërsa hyrja do të jetë e lirë.

“Kosovafilmi”, i themeluar në vitin 1969, është shtëpia më e vjetër filmike në Kosovë dhe ndër produksionet më të vjetra në Ballkan. Gjatë 43 vjetëve “Kosovafilmi” ka realizuar mbi 40 filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër, dokumentarë dhe vizatimorë. Dikur “Kosovafilmi” krahasohej me shtëpitë më prestigjioze të ish-Jugosllavisë dhe Ballkanit.

Koha Net

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shtëpia Filmike “Kosovafilm”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Ulqinit, do të organizojnë nga data 18-20 qershor 2012 në Ulqin “Javën e Filmit Kosovar”.

Gjatë ditëve të “Javës së Filmit Kosovar” do të shfaqen tre filma sipas këtij kalendari:
E hënë, më 18 qershor 2012, ora 20.00 – “Kukumi”
E martë, më 19 qershor 2012, ora 20.00 – “Pikniku”
E mërkurë, 20 qershor 2012, ora 20.00 – “Lepuri me pesë këmbë”

Filmat do të shfaqen në amfiteatrin e Qendrës Kulturore në Ulqin, ndërsa hyrja është e lirë.

Ju ftojmë që të bëheni pjesë e kësaj veprimtarie kulturore dhe ta madhëroni atë me praninë Tuaj.