Ulqini pranohet në familjen e Eurorajonit Adriatik

June 18, 2012   | Shtypi / Mediji

Në datën më 13 qershor 2012 u zhvillua në Trieste, Takimi i VII i Asamblesë së Eurorajonit Adriatik. Në takim ishin ftuar të merrnin pjesë përfaqësuesit e 25 rajoneve anëtare që i përkasin 7 vendeve: Shqipërisë, Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje – Hercegovinës, Malit të Zi dhe Greqisë, përfaqësues të institucioneve europiane dhe italiane, diplomatë, etj. Në takim mori pjesë dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit,Selim Resulbegoviq.

Në datën 13qershor  u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv si dhe u përurua hapja e Qendrës së Formimit Europian për funksionarët e administratës publike e cila do të ofrojë trajnime për nëpunësit e Rajonit Adriatik. Kjo qendër mbështetet nga Instituti Europian i Administratës Publike (EIPA) me qendër në Maastricht.

Në datën 13 qershor  u zhvillua seanca plenare, në fillim të së cilës e morën fjalën z. Michele Iorio, Presidenti i Rajonit të Molises, z. Ivan Jakovçiç, President i Eurorajonit Adriatik,ku kuvendi i Asamblesë pranoi qytetin e Ulqinit në girin e vendeve të Eurorajonit Adriatik.

Z. Iorio e përkufizoi Asamblenë e Eurorajonit si një strukturë shumë të rëndësishme rajonale, e cila funksionon në përputhje të plotë me orientimet e Bashkimit Europian për mbështetjen e eurorajoneve dhe veçanërisht në Adriatik. Ai nënvizoi se objektivi kryesor i Eurorajonit Adriatik duhet të jetë zhvillimi i qëndrueshëm, në fushën shoqërore, të turizmit, kërkimeve shkencore dhe mirëqeverisjes.

Z. Jakovçiç deklaroi se tashmë duhet punuar fuqimisht për ta kthyer Adriatikun në detin e miqësisë dhe jo të ndarjes. Kroacia do të japë kontributin e saj dhe për sa i përket strategjisë adriatiko-joniane në funksion të hyrjes së saj në BE në vitin 2013.

Në ketë seancë  u miratua raporti dyvjeçar i punës që Iniciativës, relacioni financiar, si dhe u zhvilluan zgjedhjet për Presidentin, Zv.Presidentin dhe organet drejtuese të Iniciativës.  Si President i Eurorajonit Adriatik u zgjodh me unanimitet z. Michele Iorio, ndërsa si Zv.President u zgjodh z. Nikola Dubroslaviç. President i Rajonit të Dubrovnikut.

Më tej, gjatë punimeve të takmit u zhvillua tryeza e rrumbullakët: Strategjia makrorajonale adriatiko-joniane.

Qytetet qe bejne pjese e qyteteve te Adriatikut dhe Jonit jane :

Italia: Adria, Ancona, Alessano, Bari, Brindisi, Casarano, Chioggia, Civitanova Marche, Cupra Marittima, Falconara Marittima, Francavilla a Mare, Manfredonia, Molfetta, Monfalcone, Ortona, Pesaro, Pescara, Porto San Giorgio, Ravenna, Riccione, Rimini, San Pietro Vernotico, San Benedetto del Tronto, Senigallia, Taranto, Torchiarolo, Trani, Tricase, Venezia

Sllovenia : Isola, Capodistria

Kroacia : Dubrovnik, Ploče, Rijeka(Fiume), Šibenik (Sebenico), Split (Spalato), Zadar (Zara), Biograd n/m.

Bosnja – Herzegovina : Neum, Mostar

Mali i Zi : Bar, Kotor.Ulqin

Shqiperia: Durres, Lezhe, Sarande, Shkoder, Vlor

Greqia: Korfuz, Igumenice, Parga, Patra, Preveze.

Aktivitetet në vijim : IPA ADRIATIC

ADRIATIC WELFARE MIX, – Projekti i dedikohet avancimit të sistemit të përkujdesjes sociale, me kyçje të ofertave private të shërbimeve sociale. Partneri është bashkia e Tiranës. Partnerët tjerë janë nga Italia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Vlera totale e Projektit është 2.580.000,00 euro, prej të cilave për komunën tone të Ulqinit 387.000,00 euro.

A.C.T. – projekti i dedikohet avancimit të zonës së Detit Adriatik. Partnerët janë nga Italia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi. Vlera totale e Projektit është 2.167.953,43 euro, prej të cilave për komunën tone të Ulqinit 112.894,70 euro. Disa nga aktivitetet kryesore të projektit janë vendosja e rrugës për biçikleta dhe këmbësor në zonën e përcaktuar si dhe rritja e kualitetit të ofertës turistike.

ADRI ACT – projekti ka për qëllim integrimin, mirëmbajtjen, dhe menaxhimin me trashëgimi kulturore dhe valorizimin për qëllime turistike në territorin e konkurruesve. Partnerët në projekt janë nga Italia, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia.
Vlera totale e projektit është 1.970.588,00 euro, prej të cilave për komunën e Ulqinit janë të planifikuara 200.000,00 euro.

I-AGRI – projekti është nga fusha e bujqësisë dhe parasheh disa masa për avancimin e gjendjes në këtë fushë. Partnerët në projekt janë Italia, Greqia, Kroacia, BdheH, dhe Mali i Zi. Vlera totale e projektit është 2.354.919,00 euro, nga te cilat për Ulqinin 223.647,00 euro. Projekti ka për qëllim analizën e gjendjes ekzistuese dhe aplikimin e teknologjive të reja në bujqësi.

Programi për Evropën Juglindore, komuna e Ulqinit ka vendos partneritet ne gjithsejtë 6 projekte:

SEE. NTINEL – Vendosja e sistemit për alarmim te hershem nga rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve me anë të teknologjisë satelitore. Partnerët ne projekt janë Italia, Kroacia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi. Vlera e përgjithshme e projektit është 1.800.000,00 euro nga te cilat për komunën e Ulqinit janë të dedikuara 175.600,00 euro.

ALERUID – Analiza e rrëshqitjeve te terrenit dhe një sërë masash për sanimin e tyre. Partnerët janë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Vlera e përgjithshme e projektit 1.154.000,00 euro, per Ulqin 55.000,00 euro.

D-DEA – Hartimi i studimit Due Diligence në fushën e bujqësisë. Partnerët janë nga Italia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi. Gjithsejt 2.281.000,00 euro, Ulqinit 210.000,00 euro.
IMPAAS- Sanimi i deponisë josanitare HIJA. Partnerët nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Vlera e përgjithshme e projektit 4.290.000,00 euro nga te cilat Ulqini merr 100.000,00 euro dhe Ndërmarrja publike komunale e Ulqinit 636.000,00 euro.

LAND.MAN.PRO- projekti nga fusha e rregullimit hapësinor. Aplikimi i teknikave bashkëkohore në urbanizëm dhe rregullim hapësinor. Partnerët janë nga Italia, Rumunia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Gjithsejtë 2.791.635,12 euro, Ulqinit 379.699,23 euro.

CIP – Projekti nga fusha e kulturës, aplikimi i partneritetit privat me ate publik. Partnerët: Italia, Rumunia, Hungaria, Bullgaria, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi. Gjithsejtë 1.280.000,00 euro, Ulqinit 90.000,00 euro.

Bashkëpunimi ndërkufitar Mali i Zi-Kroaci (thirrja është e çelur deri me 5 mars 2012)- Komuna e Ulqinit është duke e përgatitur projektit per ndalimin e peshkimit ilegal dhe vjeljen e paligjshme të përstacave. Partnerët ne këtë projekt janë: Komuna e Konavles, EDI- Iniciativa demokratike evropiane dhe Hapi i gjelbër. Vlera e projektit është 150.000,00 për palën Malazeze.

Lajme nga Ulqini
http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv

2