Në Mal të Zi mot me diell dhe shumë i nxehtë

June 19, 2012   | Lajmet / Vijesti

Moti në Mal të Zi në tre ditët në vijim do të jetë me diell dhe shumi i nxehtë, me indeks të lartë UV. Sipas paralajmërimeve të Enti Meteorologjik I Malit të Zi, nën ndikimin e masës ajrore shumë të nxehtë që vjen nga Afrika Veriore, temperatura nesër dhe pasnesër do të arrijë deri 38 gradë Celsius, ndërsa maksimumi do të jetë të enjten kur pritet 39 gradë Celsius. Në tre ditët në vijim pritet edhe indeks i lartë i UV me vlerë prej 9.

YouTube Preview Image