IN MEMORIAM Ahmet Beto KASHOXHA – NISHANI I RANËS

June 21, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Në moshën 83-vjeçare ndroi jetë Beto Kashoxha
Beti ka qenë një “nishan” i Ranës tonë, thotë populli, një njeri i butë, i qetë dhe një njeri i cili nuk ka ditur ta ngrisë zërin kurrë. Këtu në Ranë, të gjithë ne flasim me zë të lartë dhe, shpeshherë, të huajit që na degjonin, mendonin se nuk është diçka në rregull me ne. Por, edhe në Ranë ka dhe ka pasur përjashtime. Njëri nga ato ka qenë edhe Beto Kashoxha. Nuk më kujtohet, se ai e ka “çu “ zërin ndonjë herë, më duket se nuk ka ditë me “bërtitë” kurrë. Bile , edhe atherë, kur ndonjë i pa ndërgjegjëshëm ja ka lëshuar “ zgidhë” cimët e sanallin. Shpesh herë kur nuk është pejtu me mendimin dhe me diskutime të cilat, si pas mendimit ti nuk kanë qenë korekte, Beti është ngritur dhe ka ndru vend. Ka kalu në anën tjetër të rrugës, në trotoar.
Para disa ditësh ka qenë i ftofun dhe nuk ka dal, nuk është ulë me pi kafe “Ke Jonuzi”, dhe në Ranë menjëherë është vërejt se sa na mungon Beti. Ditët e fundit kemi pritur se po del prap Beti, por, mosha dhe fati nuk ka leju që Beti ta presë edhe këtë sezonë vere.

“Deri aty e ka pasur” thotë populli ynë… Lajmi i parë është degjuar nga Xhamia e Detarëve, nga minarja e xhamisë e cila sa po është inaguruar, dhe kjo është sala e parë e cila është thirur nga kjo xhami pas 81 vitit. Zëri është degjuar lart mbi Ranën tonë..dhe më gjërë…
Beti na mungon të gjithve, posaçërisht i mungon shokëve me të cilët ai ka ndej për çdo ditë, pavarësisht nga moti a po koha… Edhe unë kam biseduar shpesh me Betin dhe i kam pas thënë se dëshiroj me ja shkru disa rrijeshta për, dhe mbi jetën e ti.. për barka , lundrime, dhe muzikë, ..Ka pas qef me biseduar dhe shpesh herë ka treguar ndodhit nga deti dhe nga jeta. Të rallë jan ato të cilët kanë lundruar anë e mbarë botës dhe të cilët kanë didur edhe me i përshkru…Beto Kashoxha është njeri nga ato i cili edhe ka ditur me u inspiru, dhe me i tregu inspirimet dhe përjetimet duke filluar nga Piramidat e Egjiptit, dhe deri në Detin e verit të ngrier. Ka qenë në Muzeun e Luvrit, në Paris, në Akropolisë në Athinë, në Aja Sofi të Stambollit, në Tripoli… Ai, ndoshta i vetmi detar, lundrues, kur ka dalë në tokjë, nuk ka shkuar nëpër taverna, por ka shkuartë shohë piramidat në Egjipt. Ka shumë fotografi, me gamile.
Beti ka qenë ndër themeluesit të orkestrit popullor dhe folklorit të Ulqinit. Me shokët e tij: Xhemalin (Ficin), vëllezërit Vehbiun, Rifatin (Llazorja), Selimin (Axyhemi) dhe Aliun (Zhygjeli), ka bërë muzikë. Kjo muzikë dhe paraqitjet e tyre ka mbetur në shumë shenime dhe foto të vjetra … Beti i ka ra harmonikës.. Mundet të thuhet se kë njeri modest, ka pasur një jet shumë interesante dhe të pasur..
Tash, pasi që Beti ka ndru jet, më vjen shumë keqë sepse Beti nuk mundet me i lexu më këto rrijeshta. Por fakti se kemi biseduar deri sa ka qenë në mesin tonë, dhe i cili mi ka dhënë disa të dhëna të cilat unë tash dua ti qesë nga harresa, më shtyr që ti qesë në letër këto rrijeshta për këtë personazhë të Ranës tonë. Mendoj se është mirë për të gjithë ato të cilët e kanë njohur Betin, por edhe për ato të cilët Betin e kanë par vetëm si figur në Ranë. Është mirë që të shkruhet dhe të njoftohemi me pesonazhë të cilët e kanë shenuar një kohë të historisë tonë. Është mirë që personët siç ka qenë Beto Kashoxa mos të harrohen. Ndoshta gjenerarat te reja njëhera kanë me hulumtuar më kthjelltë historinë e qytetit , posaçërishtë e detarisë tonë, dhe aty pa dëshim Beto Kashoxha ka një vend të posaçëm.
Është për të çuditur se sa shumë interesante ka qenë jeta e ti. Beti ka qenë një njeri shumë i thjesht, ..por një njeri i cili ka lundruar nepër tërë detrat dhe oqenet e botës. Si mariner, si gjemxhi ka lundruar, një kohë të gjatë me anije të ndryshme, me përjashtime të shkurtra kur është dashur me qenë në shtëpi. Më vonë edhe bashkëshortja Detja ka ndiku që Beti të kthehet në vendëlindje. Ka mbetë shprehja të cilën e ka thënë zonja Detja “ Detja ose deti”. Natyrisht Beti ka zgjedhë Deten dhe më në fund fillon me punuar në “Rivijerën e Ulqinit” gjigantit turistik e kohës së art e turizmit tonë deri te vitet e 90 të shek. të kaluar. Por gjithmonë pran detin i cili ka qenë jeta e ti.
Edhe mua më kujtohet se ka punuar në “trap” në lumin Buna, ku mijera mysafirë nga vendi dhe nga bota kanë qendruar në Adë, e cila atherë nuk ka qenë e lidhur me urë si sot…
Beti ka qenë ai personi i cili i pari ka bërë kontakt me mysafir nga Gjermania, pasi që ato ishin ato të parët të cilët kanë ardhur në Adë.
Gjithmonë ka folur dhe ka biseduar më një nostalgji të thellë për ato kohëra kur ka punuar në turizëm, në prag të shtëpisë .. Edhe më vonë, pas penzionit Beti shpesh ka shkuar në Adë pasi që në Bunë ka pasur në kasollë ku gjithmonë ka kaluar një kohë në peshkim. Ende edhe sot pran kasolle është e lidhur flluga e Betit, në ngjyrë si deti i “bamun” gati për peshkim.
Gati për çdo ditë Beti ka dal në detë në peshkim me fllugën e tij të bukur. Beti ka qenë “merakli” fllugën dhe motorrin e ka majt shumë mirë. Shpesh herë flluga ka qenë e lidhur në Portomile, dimrit në Bunë, kurse nga një herë në kohën e “lignjeve “edhe në mol të Ulqinit, në Kaceme. Në prill, por edhe në fillim të majit, edhe sivjet Beti ka dalë me flugë deri pas Gurit të Madh për lignje. Ne, nga Kalaja gjithmonë e kemi vërejt fllugën e Betit…

Edhe sot, kur shikojmë horizontin, atje ku puthet qielli me det, ku peshkatarët hedhin rrijetat, ose grepat, me sy e kërkojmë fllugën e Betit.
Flluga tash më nuk është aty, gjendet pran kasollës në Bunë… E kemi shpresën se djemët Ruzhdiu dhe Remziu nuk do ta lënë fllugën të mbesë vetëm pran kasollës. Ne dëshirojm ta shohin prap në detë. Shumë nga ne kanë me u kujtuar në Betin, dhe gjithmonë kemi me thanë” qe se ku është flluga e Betit, sepse ai ka mbetë dhe ka me mbetë në kujtesën tonë si fllugsa e parë më tendë dhe më motor …
Shumë peshkatar të vjetër e din se Beto Kashoxha, dikur ka “vozitë” një barkë e cila, i ka takuar” Ribarskos së Ulqinit” një ndërmarjes të asaj kohë e cila është marrë me peshkim. A jo barke ka qenë shumë e shpejt dhe ka pas një motor të fuqishëm dhe gjithmonë i ka “ gërguar “ flugat nga peshkimi prej Bunë, deri ke shkallat i peshkaxhive në mol të Ulqinit.. Edhe neve si fëmijë na kujtohet ajo kohë, kur rrijetat kanë qenë gjithmonë plot me peshk.
Beti, nuk është më ndërmjet nesh. Të gjithë ato të cilët e kanë njohur dhe të cilët kanë ndenj shpesh me te, flasin më një pijetet të posaçëm për këtë njeri të butë dhe të veçantë nga Rana e jonë. Peshkatarët e vjetër, më të cilët Beti ka gjuajtur peshk, detarët, më të cilët ka lundruar nepër dete anemanë botës.
Aliu, Selimi dhe Rifati, të cilët ende jetojn, dhe më të cilët Beti ka bërë muzikë, flasin me rrespektë dhe pikllim të thellë. Beti do të mbesë në kujtesën e tyre si një një shok me të cilin kanë kaluar një pjesë të jetës së vetë.
Neve, këtu në Ranë do të na kujtohet Beto Kashoxha si një figur markante e cila pa dëshim ka lënë gjurmë të pa lëshuar në trashigminë dhe në jetën tonë në përgjithësi.
Ulqin, qershor 2012
Ismet KARAMANAGA

2