Nazif Cungu priti përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim

June 23, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu dhe bashkputorë të tij mbajten një takim pune me përfaqësues të Bankes Gjermane për Zhvillim. Në takim ishin të pranishem edhe përfaqësues të qeveris së Malit të Zi,përfaqësues të Vodakom-it si dhe përfaqësues të ndërmarrjes për ujsjellës dhe kanalizime Ulqin.
Banka Gjermane për Zhvillim ka ofruar ekspert të saj për evidentimin e gjendjes së sistemit të ujsjellsit dhe të kanalizimeve me çrast ato kanë përpunuar një raport mbi nevojen e investimeve në këtë infrastrukturë.

Në këtë raport përcaktohen si të nevojshme këto investime që kapin vleren:
Sanimi i rrjetit të ujsjellsit në Ulqinit -1,600,000€
Rrjeti i ujsjellsit në Shtoj – 2,000,000€
Sanimi i rezervarit ekzistues në Mal të Bardhë – 160,000€,
Sanimi i stacionit të pompimit në Kllezen – 100,000€
Rrjeti i ujsjellsit në Fushen e Ulqinit – 1,700,000€
Ndarja e ujrave fekale dhe atmosferike – 270,000€
Rrjeti i kanalizimit në Shtoj – 6,000,000 + 2,900,000€
Rrjeti i kanalizimit në Bratice që përfshin edhe Totoshin,Kodrat dhe Malin e Bardh – 4,800,000€
Rrjeti i kanalizimit në Fushen e Ulqinit – 2,200,000€
Impiant për trajtimin e ujrave të zeza – 4,000,000€
Tubacionet e shkarkimit të ujrave të zeza në Ranë – 1,600,000€
Sanimi i stacionit të pompimit në Gjerana – 350.000€

Realizimi i këtyre projekteve kap vleren rreth 22 milion euro ku përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim shprehen mbeshtetje të plote për këto investime.
Ato u shprehen të gatshem që të angazhojnë ekspert të tyre për hartimin e planit të fizibilitetit për këto projekte në mënyrë që të bëjmë një analizë të detajuar në mbrojtje të mjedisit jetësor. Poashtu duhet bërë edhe një studim i mirfillt për kapacitetit i kthimit të kredisë në mënyrë që t’mos rendohet buxheti dhe u shprehen se gjatë vitit të ardhshem mund të krijohen kushtet për aplikimin e këtyre projekteve në fondet e kësaj banke.
Kryetari i komunes Cungu i falenderoi të pranishmit dhe u shpreh optimist në përpunimin e këtyre projekteve në mënyrë që sa më parë të arrihet në procesin e aplikimit të tyre. Ai siguroj të pranishmit se komuna po punon dhe do të punoj intensivisht në studimin dhe përpunimin e projekteve të ndryshme për qytetin e Ulqinit,ku prioritet mbetet infrastruktura ujsjellësit dhe kanalizimit. Ai u shpreh se raporti i përpunuar nga kjo banke nxjerrë në pah nevojen për investime në këto projekte dhe se komuna e Ulqinit është në mbështetje të plotë me gjithë infrastrukturen që ajo ka.
Poashtu kryetari Cungu tha se me rëndesi të vacant mbetet edhe ndërtimi i rezervarit në Malin e Bris i cili do të krijojë një standart më të mirë për furnizimin e qytetit me uje,si dhe parashikimi i të gjithë këtyre projekteve në planin hapsinor të qytetit.
Përfaqësuesi i qeveris së Malit të Zi u shpreh se deri në fund të këtij muaji qeveria do të hap tenderin për përpunimin e planit të rrjetit të ujrave të zeza për kater zona në Ulqin,atë të Braticës,Kodrave,Malit te Bardh dhe Totoshit. Ai u shpreh se duhet një bashkpunim i ngusht në mes të Bankes Gjermane për Zhvillim,Qeveris së Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit për realizimin dhe implementimin e këtyre projekteve.

Komuna Ulqinit

7